Aksidenti me 6 viktima në Nju Jork, mbyllet kompania e helikopterëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe piloti ka mbyllur menjëherë operacionet e saj.

Administrata Federale e Aviacionit ka bërë të ditur do të nisë një rishikim të menjëhershëm të licencës dhe të dhënave të sigurisë së New York Helicopter Tours. Hetimi do të ndiqet edhe nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit. Senatori amerikan i New York, Chuck Schumer, u kërkoi autoriteteve federale të revokojnë certifikatën e funksionimit të kompanisë pas rrëzimit të helikopterit.

“Ata kanë një histori me raste vdekjeprurëse dhe zakonisht janë kompanitë, jo pilotët, që nuk zbatojne haptazi rregullat e sigurisë,” tha Schumer.

Helikopteri ishte një Bell 206L-4 LongRanger IV, bazuar në të dhënat e gjurmimit.

Helikopteri u ngrit nga bregdeti i Manhatanit në qendër të qytetit, ku fluturoi në jug përpara se të kthehej për të fluturuar deri në lumin Hudson. Sipas autoriteteve ai arriti në Urën George Washington dhe më pas u kthye për të fluturuar përgjatë vijës bregdetare të New Jersey, ku edhe humbi kontrollin.

New York Helicopter Tours ishte përfshirë më parë në dy incidente. Sipas zyrtarëve të qytetit, piloti ishte certifikuar për të drejtuar helikopterë komercialë që nga Gushti 2023, sipas të dhënave nga Administrata Federale e Aviacionit.

Së bashku me ndalimin e fluturimeve me helikopterë, Schumer kërkoi që Administrata Federale e Aviacionit të risë inspektimin që kompanitë dhe helikopterët të jenë në përputhje me rregullat e sigurisë./e.t

Të fundit

Endri Shabani ndan fotografinë e ëmbël me partneren: Prej 8 vitesh unë jam i plotë

Endri Shabani, një nga politikanët e rinj që në këtë zgjedhje, ka ndarë së fundmi një fotografi të veçantë...

Plagosi gruan blogere dhe më pas i dha fund jetës,kush është dizajneri i famshëm shqiptar

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e djeshme Prishtinën, ku një 34-vjeçari dyshohet se pasi plagosi bashkëshorten e tij me thikë, i dha fund...

Sherr mes efektivëve të Policisë Bashkiake në Himarë, tre punonjës nën hetim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit. Specialistët...

Prokuroria e Tiranës i kërkon Libanit të ekstradojë babanë palestinez që vrau të bijën

Në kohën kur shtetasi i huaj që i mori jetën të bijës u largua në drejtim të paditur dhe po ashtu u morën disa...

Vrau në Lushnjë më 2019 Besnik Hidën, arrestohet i fshehur në Greqi 51-vjeçari!

Arrestohet i fshehur në Greqi 51-vjeçari i shumëkërkuar si anëtar i grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, i akuzuar si bashkëpunëtor edhe në vrasjen...

Lajme të tjera

Web TV