“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë.

Në vitin 2024 paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10 për qind në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4 për qind më i lartë se viti i mëparshëm.

Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport me 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32 për qind e pagës mesatare mujore bruto.

Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet.

Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.

Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47 % më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%.

Lexo edhe :  Bien të ardhurat, në janar-mars u mblodhën 1 miliard lekë më pak se plani

Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021.

Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./ Monitor/    S.M

Të fundit

Fillon Etapa e Dytë e ‘Giro d’Italia’, Rama valëvit flamurin e nisjes me Zahon

'Giro d'Italia' vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Kancelari gjerman: Trump po e humbet durimin me Putinin

Kancelari gjerman Friedrich Merz në një intervistë me BILD, deklaroi se SHBA-të dhe personalisht Presidenti Donald Trump po e humbasin durimin me diktatorin rus...

Qarku Vlorë, OSBE/ODIHR angazhon 5 grupe për vëzhgimin e procesit zgjedhor

Pak orë përpara shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qytetin e Vlorës, 5 grupe të krijuara nga përfaqësues të OSCE/ODIHR kanë nisur vëzhgimin e KZAZ-ve...

Prrenjas/ Refuzoi varrosjen e 63-vjeçares nga komuniteti egjiptian, kallëzohet kryeplaku

Kryeplaku i fshatit Katjel, Enver Muça, në njësinë administrative Rrjacë është kallëzuar në polici pasi një familje nga komuniteti egjiptian nuk iu lejua që...

Më shumë biznese me pak punëtorë, të dhënat e fundit nga INSTAT

Tregu i punës rritet në Shqipëri, bizneset shtohen nga viti në vit ndërsa Shqipëria vijon të vuaj nga fenomeni i mungesës së punonjësve. Në tregti,...

Lajme të tjera

Web TV