Fasulet, patatet dhe mishi i pulës, rritjen më të fortë të çmimeve më 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e tyre u rritën më shumë se inflacioni mesatar prej 2.1% i vitit të kaluar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritjen më të madhe të çmimeve në janar 2025 në krahasim me janar 2024 e kishin limonët me 42% më shumë, fasulet me 37.5%, mishi i pulës me 24.4%, patatet me 13.1%, ullinjtë me 12.2%, mishi i vicit me 8.6% etj.

Një kilogram fasule kushtoi mesatarisht 317 lekë në janar 2025 nga 230 lekë në të njëjtin muaj 2024. Ndërsa një kilogram nga mishi i pulës kushtoi 596 lekë nga 479 lekë që ishte në janar 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Gjithashtu zarzavatet dhe bulmetrat u rriten me ritme dy herë më të larta se inflacioni. Në janar 2025 një kilogram domate kushtoi mesatarisht 177,6 lekë 5.2% më shumë se në janar 2024, ndërsa një kg kastravec kushtoi 184 lekë ose 6.3% më shumë se në janar 2024.

Në krahun tjetër 10 artikujt kryesor të shportës shënuan rënie të çmimeve ndërmjet 2024 dhe 2025. Në janar të këtij viti një kg spec kushtoi 14.5% më lirë se në janarin 2024, qepa e thatë 13.2% më lirë, molla-13%, Benzina -1.4%, nafta -8.1%, Gazi -5.8%, Vaji i Lulediellit -5.7%, etj (shiko grafikun e mëposhtëm).

Çmimet e produkteve të shportës pësojnë luhatje të forta ne periudha të shkurta kohe për shkak të faktorëve që lidhen me rendimentin e prodhimit, mungesën e informacionit me kërkesën në treg, etj. Në vitet kur ka mungesë prodhimi dhe çmimet rriten për një produkt p.sh. qepën, vitin tjetër fermerët priren te mbjellin më shumë, duke krijuar mbi ofertë dhe çmime të ulëta për sezonin e ardhshëm.

Lexo edhe :  Kërkuan pamje filmike në KQZ/ Rama mesazh deputetëve: Mos ndiqni këtë rrugë

Ecuria e çmimeve në dekadën e fundit tregon luhatje të forta nga viti në varësi të rendimentit të kulturave bujqësore. Në këto vitet e fundit kur kërkesa në eksport po rritet dhe gjithashtu konsumi vendas po zgjerohet nga numri i lartë i turistëve, prodhimi vendas bujqësor po pëson ulje.

Plakja e popullsisë në fshat, mungesa e mbështetjes financiare për fermerët dhe emigracioni i lartë i të rinjve nga zonat rurale po sjell rënie të prodhimit dhe rritje të çmimeve për shumicën e prodhimeve bujqësore.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi bujqësor ra për të tretin vit radhazi, ndonëse Shqipëria është konkurruese në Rajon për prodhimin e hershëm për shkak të pozitës së favorshme gjeografike si vend mesdhetar me klimë të ngrohtë./ Monitor/E.S

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV