Formimi i qeverisë së re në Serbi/ Për herë të parë një shqiptar do të emërohet ministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiç.

Në lidhje me këtë situatë analistja Ardita Behluli, përmes një lidhje në Skype tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se fundjava në Serbi ishte e turbullt.

“Ne kishim një fundjavë të turbullt në Serbi. Të shtunën më shumë se 100 mijë qytetarë iu përgjigjën ftesës për tubimin që u mbajt në qendër të Beogradit. Gjatë këtij tubimi Vuçiç prezantoi edhe pesë kërkesa ku kërkoi respekt për Kushtetutën dhe ligjin, çdo nxënës dhe student nuk duhet të pengohet,  por t’i jepet mundësia që të studiojnë”, tha Behluli teksa theksoi se Vuçiç kërkoi të parandalohet çdo aktivitet që dëmton vendin.

Më tej Beluli nënvizoi se Vuçiç ashtu si edhe politikanë të tjerë, ia kanë hedhur fajin Kosovës dhe vendeve të tjera për protestat e zhvilluar gjatë këtyre 5 muajve.

“Gishtin kritik Vuçiç e drejton te shtetet fqinje si Kosova, Kroacia dhe disa vende të BE-së ku pretendon se ata kanë promovuar dhe kanë nxitur trazirat në Beograd. Ata që nuk e duan të mirën Serbisë po bashkëpunojnë me Kosovën e Kroacinë. Të shtunën u arrestuan 20 persona pasi penguan autobusë që po shkonin në tubimin  në Beograd”, tha analistja.

Në fund analistja foli edhe për emrat që do të jenë në qeverinë e re, mes tyre për herë të parë në histori edhe një shqiptar nga Kosova.

“Në formimin e qeverisë së re në Serbi nuk do të jetë Aleksandër Vulin apo minstri i arsimit. Ne dallojmë për herë të parë do të jetë një shqiptar. Do të jetë ministër për pakicat.  Demo Berisha ka shumë vite që jeton dhe vepron në  qytetin e Novi Sad. Njihet si një ekspert ushtarak. Nga banorët e Luginës së Preshevës njihet si personi që ka drejtuar një organizatë joqëveritare. Në 2023 ka qenë si këshilltar i jashtëm në ministri për pakica. E kemi parë herë pas here në disa debate në televizionet serbe duke promovuar punën e tij”, përfundoi analistja teksa nënvizoi se emërimi i tij do të bëhet nesër./E.T

Të fundit

Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Që nga viti 2000, kreu aktual i qeverisë Edi Rama, është përballur me 11 sfida, përsonale si kryebashkiak, por...

Gjiknuri me banorë të zonës së “Çoles”: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të Rajonit 4. Në...

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito paraqitet në SPAK

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është...

FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka "kyçur" 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon...

Droni që përplasi hetuesit e BKH-së me militantët e Kapllanajt, si nisi sherri?

Zbardhen detaje të reja nga incidenti që ndodhi mbrëmë në Fier ku u shoqëruan disa njerëz të shtabit të Agron Kapllanajt. Policia njoftoi se shërbimet...

Lajme të tjera

Web TV