Integrimi në Evropën imagjinare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga

Lajmet nga jeta e përditshme, nga politika, nga gjendja ekonomike dhe sociale e vendeve të Evropës i shohim me dylbi.

Unë gjithmonë nisem nga ideja se historinë mund ta kuptojmë duke u nisur nga e sotmja drejt së kaluarës dhe jo nga e kaluara të kuptojmë të sotmen.

Enveri e paska pasur kot fare që bllokonte informacionin nga jashtë. Ai u bllokoka më shumë kur e le të lirë! Kot harxhonte lekë për zhurmues.

Qytetari shqiptar sot në mediat vendase e ka të pamundur të shohë e ndjekë reportazhe nga vendet evropiane dhe më gjerë, ose më ngushtë, nga vendet e Ballkanit, më ngushtë akoma nga Kosova, Maqedonia, etj.
E ka të pamundur të hyjë në jetën sociale, në botën kulturore, letrare të vendeve të Bashkimit Evropian sepse ajo nuk mbulohet thuajse aspak me informacion nga mediat tona.

E kush kërkon trupa teatrale, këngëtarë, shkrimtarë nga vendet e Evropës të jenë në sallat tona dhe t’i propozohen rinisë!!!

Ku ka sallone pikture ku të ekspozojnë piktorë të huaj!

Kush gjen dot në treg shtypin e përditshëm evropian.

Cfarë kërkoke ti ore?

Lajmet nga jeta e përditshme, nga politika, nga gjendja ekonomike dhe sociale e vendeve të Evropës i shohim me dylbi.

Reportazhe nga jeta e emigracionit shqiptar atje sigurisht nuk ka. Ja shqyr që shohim tani si jepen lajme nga sallat me emigrantë që presin deputetë dhe deputete të ardhshme që shkojnë t’u marrin votën, se nga jeta e tyre nuk flitet asgjë.

Rëndësi ka të ulurasin në mitingje dhe të tregojnë sa shumë i ha malli për politikanët dhe politikanet e vendit të tyre!

Për politikën që i ka braktisur dhe që nuk i numuron fare si ekzistentë!

Lexo edhe :  Debakli i Dibrës, fryti i hidhur i 8 janarit 2022

Veç futbollit, sportet e tjera evropiane, pak edhe basketboll, duket sikur nuk ekzistojnë. Lëre shkencën, shkollën, edukimin, muzetë, etj.

Sa për historinë e tyre dhe marrëdhëniet me botën iliro – shqiptare as nuk bëhet fjalë. Duket sikur Evropa është ndonjë kontinent në Mars dhe pritet të shkelet nga njeriu i parë pas nja njëmijë vjetësh.

Izolim total nga Evropa për qytetarin.

Duket sikur të integrohesh atje është njësoj sikur të hidhesh me kokë në një Vrimë të Zezë që nuk lejon rrezet e dritës ta tejshkojnë. Sikur të hidhesh në greminë informative.

Ne dukemi sikur jemi ndonjë ishull andej nga Paqësori, ku ca japonezë të humbur nuk dorëzoheshin në mbarim të Luftës Botërore sepse nuk e kishin marrë vesh edhe pas 50 vjetësh se lufta kishte mbaruar./   S.M

Të fundit

Miliardierja më e re në botë që ia kalon dhe Taylot Swift, u bë e pasur nga AI

Lucy Guo, 30 vjeç, ka kaluar këngëtaren dhe kompozitoren Taylor Swift për t'u bërë miliarderja më e re në...

Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, ka familje që s’hanë dot tre vakte

Sali Berisha mbrëmjen e sotme ishte në qytetin e Gjirokastrës, ku përveç prezantimit të kandidatëve për deputetë të këtij qarku për koalicionin “Aleanca për...

KPK e shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, KPA e rikthen

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë prokurorin e Tiranës Bajram Breçani, i cili u shkarkua nga detyra nga KPK. Trupi gjykues i...

Pete Davidson nis procesin e dhimbshëm të heqjes së tatuazheve: Më duhen 10 vite

Pete Davidson, aktori i njohur amerikan, ka zbuluar se ka nisur një proces të gjatë dhe të dhimbshëm për të hequr më shumë se...

Shehaj në Kukës: Kryeministri gënjen haptazi kur thotë se mbështet Altin Dumanin

Nga takimi i fushatës në Kukës, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama për hipokrizi të thellë në lidhje me drejtësinë dhe mbështetjen e SPAK-ut,...

Lajme të tjera

Web TV