Besimtarët e krishterë festojnë javën e fundit të jetës së Krishtit që zyrtarisht quhet Java e Pësimit, ose siç njihet ndryshe si “Java e Madhe e Pashkës”.
Çdo ditë e Javës së Madhe ka temën e veçantë të saj. Java e madhe nis me 13 Prill dhe përfundon me 20 prill.
Programi i Javës së Madhe dhe Pashka
E diela e Dafinave, 13 prill, Mëngjesorja dhe Liturgjia e Joan Gojartit ora 07:30. Shërbesa e Dhëndrit I ora 18:00.
E Hëna e Madhe, 14 prill, Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara ora 08:00. Shërbesa e Dhëndrit II ora 18:00.
E Marta e Madhe, 15 Prill, Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara, ora 08:00. Shërbesa e Dhëndrit III ora 18:00.
E Mërkura e Madhe, 16 prill Liturgjia e Dhuratave të Parashenjtëruara, ora 08:00, Misteri i Vajimit të Shenjtë (Efqelisë), ora 18:00.
E Enjtja e Madhe, 17 prill, Mëngjesorja, Mbrëmësorja dhe Liturgjia e Vasilit të Madh, ora 07:00.
E Premtja e Madhe, 18 prill, Orët e Mëdha- Mbrëmësorja e Madhe, ora 08:00. Shërbesa e vajtimeve dhe Epitafit, Dalja e Epitafit, ora 19:30.
E shtuna e Madhe, 19 prill, Mbrëmësorja dhe Liturgjia e Vasilit të Madh, ora 08:00. Shërbesa nis në orën 23:00. Shërbesa e Ngjalljes së Krishtit dhe Liturgjia e Joan Gojartit, ora 23:30.
E Diela e Pashkës, 20 prill, Mbrëmësorja e Dashurisë ora 10:00./ S.M