“Mbështesim sundimin e ligjit”/ Ambasada Britanike zbulon bashkëpunimin me SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada Britanike në Shqipëri ka njoftuar sot mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për sundimin e ligjit në Shqipëri, përmes një partneriteti me Zyrën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

  • foto galeri

Në një postim zyrtar, ambasada bëri të ditur se përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Komunikimeve të Qeverisë Britanike (GCSI), ka ndihmuar SPAK-un në hartimin dhe zbatimin e një Strategjie të Komunikimit, që synon forcimin e transparencës dhe komunikimit të progresit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Kjo Strategji Komunikimi është një moment i rëndësishëm që përshkruan se si SPAK do të komunikojë prioritetet e tij për tre vitet e ardhshme me median, qytetarët dhe palët e interesuara,” – thuhet në deklaratën e ambasadës./e.t

Të fundit

Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, mëngjesin e sotëm ishte mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili...

Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Qeveria japoneze ka premtuar 3.3 milionë dollarë për të mbështetur restaurimin e liqenit Urmia, që ndodhet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, konfirmoi...

“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë,...

Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë/ Një vlerë e shtuar turistike!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt  infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në...

Hulumtimi/ Serbia ndër vendet me më së shumti dezinformata ruse

Një hulumtim i Qendrës për Informacion, Demokraci dhe Qytetari në Universitetin Amerikan të Bullgarisë ka gjetur se ish-republikat sovjetike dhe vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV