Këngëtarja e njohur Katy Perry dhe pesë gra të tjera do shkuajnë historinë duke marrë pjesë në misionin e parë në hapësirë, vetëm me gra, në gati 60 vjet.
Për herë të parë do zhvillohet misioni vetëm me gra në hapësirë ku përfshihen: Këngëtarja e njohur Katy Perry, prezantuesja e “Gayle King”, aktivistja për të drejtat civile Amanda Nguyen, ish-shkencëtarja e raketave Aisha Boëe, regjisorja Kerian Flynn dhe natyrisht e fejuara e themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, Lauren Sanchez e cila do drejtojë misionin.
Lauren Sanchez përzgjodhi ekuipazhin e misionit “Blue Origin” ndërsa shpjegoi se ajo zgjodhi këto pjesëmarrëse gra për të marrë pjesë në mision bazuar në “aftësinë e tyre për të frymëzuar të tjerët.”
Qëllimi i saj, siç tha ajo, është që çdo anëtare e ekuipazhit të ndajë përvojën e saj me publikun dhe të forcojë rolin e grave në eksplorimin e hapësirës.
Ky është misioni i parë vetëm me gra që nga viti 1963, kur kozmonautja ruse, Valentina Tereshkova, udhëtoi e vetme në hapësirë si pjesë e programit hapësinor Sovjetik.
Gjashtë gratë do të hipin në raketën “Neë Shepard” sot në orën 15:00 për një fluturim 11-minutësh që do të udhëtojë 100 kilometra mbi Tokë, pra në kufijtë e hapësirës../E.S