Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si përplasje “mes Shqipërisë dhe Kosovës” – ka reaguar edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Në këtë klimë tensioni të panevojshëm, Idrizi, ka reaguar gjatë një takimi me Shoqatën “Çamëria” në selinë e partisë së tij. Ai e konsideroi këtë valë përçarjeje si një shembull tipik të manipulimit të ndjeshmërive kombëtare për qëllime të ulëta, duke thënë se po shihte një zhurmë të madhe në rrjetet sociale, një përçarje të panevojshme, vetëm sepse një nga Shqipëria goditi një nga Kosova.

Më tej, ai theksoi se rrjetet sociale ishin mbushur me “idiotë të dobishëm që, ndoshta pa vetëdije, i shërbejnë interesave dashakeqe të Athinës dhe Beogradit.” Për Idrizin, rasti nuk është veçse një ngjarje banale televizive që nuk duhet të ketë asnjë ngarkesë kombëtare.

Duke theksuar rëndësinë e unitetit kombëtar përballë provokimeve të kota, Idrizi përmbylli deklaratën e tij me fjalë që u duartrokitën: “Sebepi më i vogël për të nxitur diferencat… Ato që na bashkojnë nuk janë të mëdha – janë gjithçka.” Një mesazh i qartë për të mos rënë pre e manipulimeve virtuale dhe për të mos lejuar që spektakli të zëvendësojë vëllazërinë./   S,M

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV