Shumë keq po dalin sondazhet për Partinë Demokratike.
Shumë keq i dalin sondazhet, por Berisha e ka gjetur justifikimin e vijueshëm: manipulimi i votave.
Ja, këtë do thotë sërish.
Turp historik, që nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Po mirë ky, po pse rrinë duar lidhur krerët e Partisë Demokratike? Ata nuk kanë forcë politike, kjo kuptohet: ata janë skllevër të Saliut.
Po në muajin maj çfarë do të dëgjojmë?
Komedinë Berisha sërish do të dëgjojmë: Rama më manipuloi zgjedhjet.
Dhe këtë Saliu e përdor si kartë morale, që të mos lërë askënd që t’i thotë atij: “Ne u mundëm se ti nuk di të drejtosh, dhe ty të urrejnë shumica e shqiptarëve”.
Por, vjedhja e votave ose manipulimi i tyre është e pranueshme një herë, dy. Por, çështë ky “burrë shteti”, të cilit ia manipulojnë votat, dhe vetë nuk ka fare faj që nuk ishte i aftë që t’i mbronte ato!
Po sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët? Ato e nxjerrin Saliun 13 pikë më mbrapa.
Po Saliu?
Ai do të thotë m’i vodhën.
Shumë mirë.
Dhe koha ikën. Dhe Saliu humbet.
Po demokratët çfarë thonë? Asgjë. Ata heshtin dhe përsërisin përrallat e Saliut. Prandaj dhe Berisha, nuk humbet edhe për ta, sepse ai vidhet nga Partia Socialiste. Dhe dihet tani që ky është justifikimi që ka gjetur Saliu në vijueshmërinë e humbjeve të tij elektorale, njëra pas tjetrës: manipulimi i votave.
Turp historik, që nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike.
Po në muajin maj çfarë do të dëgjojmë?
Komedinë Berisha sërish: Rama manipuloi zgjedhjet.
Dhe këtë Saliu e di kartë morale, se gënjeshtrën ai e di krijim intelektiv, sado e trashë që të jetë ajo. Por vjedhja është e pranueshme një herë, dy, prandaj, ç’është ky “burrë shteti”, të cilit i manipulojnë votat në çdo zgjedhje elektorale dhe vetë ai nuk ka faj!
Por sondazhet që bëjnë ndërkombëtarët? Ato e nxjerrin Saliun 13 pikë më mbrapa.
Po Saliu?
Ai do të thotë sërish, më vodhën.
Shumë mirë.
Dhe koha ikën. Dhe Saliu humbet.
Po demokratët, nuk e kuptojnë që në Shqipëri nuk mund t’i fitojë dot zgjedhjet një parti kryetari i së cilës është nongrata në Amerikë?
Ata mund ta kuptojnë, por janë edhe ata të kredhur tërësisht te gënjeshtra qesharake e Saliut, të cilën bëjnë sikur e besojnë.
Ja kjo është situata e majit që po na vjen. Asgjë të re nuk do të kemi: sërish do të shohim humbjen e Sali Berishës, dhe fjalimin e Saliut nga pllaka e tij, tashmë e vjetër, e gramafonit, duke sokëllitur: “më manipuluan zgjedhjet”./ SM