Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”/ Ministri zbulon sa po shpenzojmë për mbrojtjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha në A2 CNN se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike, ku Shqipëria bën pjesë, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Hasani ndër të tjera vlerësoi punën e Shqipërisë për të arritur që 2% të prodhimit të brendshëm bruto ta investojë për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për të plotësuar kriterin e NATO-s mbi shpenzimet.

“Marrëdhënia euroatlantike është shumë e fortë. Europa e sotme është produkt i kontributit amerikan pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdojë të jetë evident dhe po kaq i fortë, megjith2ëse ka kërkesa që ne në Europën e vjetër po përpiqemi ti përtypim dhe përshtatemi. Një nga bisedat e rëndësishme në këtë konfigurim është pjesa e kontributit në buxhetin e mbrojtjes në raport me prodhimin e brendshëm bruto. Administrata e parë Trump i detyroi vendet anëtare të NATO-s që të paktën të plotësonin 2% dhe të vazhdojë ky trend. Unë ndihem mirë kur shoh që ne kemi qenë në gjendje që 2.03% të PPB t’ia dedikojmë mbrojtjes, që të plotësojmë jo vetëm detyrimet në raport me Aleancën por edhe të modernizojmë Forcat e Armatosura”, tha Hasani.

Riarmatosjen e BE dhe Ballkanit, e në veçanti Shqipërisë që do të rikthejë në punë uzinat e saj të prodhimit të armëve, Hasani e sheh si “çështje progresi, evolucioni, miradministrimi” dhe me vlerë për “pastrimin e atij stoku të vjetër që jo vetëm i ka kaluar të gjitha afatet e përdorimit, por edhe nuk i përshtatet më teknologjisë dhe zhvillimit”.

Janë procese që kanë qenë gjithmonë. Në NATO para viteve 90 kur ekzistonte akoma Muri i Berlinit dhe Traktati i Varshavës, kriteri i raportit të shpenzimeve të mbrojtjes ka qenë gjithmonë mbi 3 përqind. Nuk kemi një situatë ku të gjithë mendojmë njësoj, kemi një betejë të demokracive dhe demokraturave, ku këndvështrimet janë diametralisht të kundërta”, deklaroi kryediplomati shqiptar në “Off the Record”./e.t

Të fundit

Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Që nga viti 2000, kreu aktual i qeverisë Edi Rama, është përballur me 11 sfida, përsonale si kryebashkiak, por...

Gjiknuri me banorë të zonës së “Çoles”: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të Rajonit 4. Në...

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito paraqitet në SPAK

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është...

FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka "kyçur" 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon...

Droni që përplasi hetuesit e BKH-së me militantët e Kapllanajt, si nisi sherri?

Zbardhen detaje të reja nga incidenti që ndodhi mbrëmë në Fier ku u shoqëruan disa njerëz të shtabit të Agron Kapllanajt. Policia njoftoi se shërbimet...

Lajme të tjera

Web TV