Si Presidenti i KE konfirmoi deklaratat e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endri Kajsiu

“Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin e kontinentit tone dhe është vërtetë inkurajuese të shohësh progresin që ka bërë Shqipëria në këtë rrugëtim”.

Kështu deklaroi për mediat Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, teksa priste në Bruksel Kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Costa e vuri në këtë mënyrë theksin te interesi i zgjuar tanimë i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Kjo deklaratë e zyrtarit të lartë të BE konfirmon qartazi argumentet e kryeministrit Rama për integrimin europian të Shqipërisë që sipas tij është më afër se kurrë, në kushtet kur sot, edhe vetë BE e ka prioritet si asnjëherë më parë zgjerimin në rajon.

Rama pati deklaruar se për herë të parë interesi i BE për zgjerimin përkon sot me interesin e Shqipërisë për anëtarësimin duke shtuar se “yjet e fatit tonë dhe yjet e Europës janë bërë bashkë”.

“Ata sot duan të zgjerojnë BE-në. Atyre sot i duhet patjetër për t’i dhënë një mesazh botës që BE-ja po zgjerohet dhe për ta bërë këtë ka vetëm dy vende që mund të anëtarësohen shpejt në BE, Shqipëria dhe Mali i Zi. Bota është në një situatë tjetër. Sepse ekuilibrat janë lëkundur dhe ka një moment të rikompozimit të gjërave. Pikërisht për këtë arsye, yjet e fatit tonë dhe yjet e Europës janë bërë bashkë. Për herë të parë, ne dhe ata duam të njëjtën gjë dhe e duam tani, duam që Shqipëria të hyjë në BE. Kini parasysh që është hapur një derë që nuk do rri hapur gjithmonë”, pati deklaruar Rama.

Lexo edhe :  Pse u rrit intensiteti i luftimeve në Ukrainë?

“Yjet janë rreshtuar në favorin tonë, për herë të parë është dhe BE që do që të na marri në gjirin e vetë. Dhe prandaj po negociojmë si të çmendur për ta mbyllur në 3 vjet një proces që për të tjerët ka zgjatur shumë më tepër”, tha kryeministri në një tjetër deklaratë./e.t

Të fundit

Ekuadori kërkon ndihmën e SHBA-së në luftën kundër bandave

Presidenti i sapozgjedhur i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë forca...

Problemet me infertilitetin/ Arsyet më të shpeshta që çojnë në abortet e hershme

I ftuar në “Koha për t’u zgjuar” në News24, mëngjesin e sotëm ishte mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili ka dhënë këshilla në lidhje...

Qeveria japoneze jep ndihmë financiare për restaurimin e liqenit të Urmisë

Qeveria japoneze ka premtuar 3.3 milionë dollarë për të mbështetur restaurimin e liqenit Urmia, që ndodhet në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit, konfirmoi...

“Vasalë të amerikanëve”/ JD Vance sulmon sërish Evropën, ja tre vendet që ka përjashtuar

Evropa është “aleati ynë”, por nuk mund të jetë një “vasal i përhershëm” i Shteteve të Bashkuara për sa i përket sigurisë dhe tregtisë,...

Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë/ Një vlerë e shtuar turistike!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt  infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në...

Lajme të tjera

Web TV