Veliaj kërkon lirimin nga burgu, ja kur pritet të dalë përpara gjykatës kryebashkiaku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se dy muajsh ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” nën dyshimin për kryerjen e dy veprave penale, ka kërkuar lirimin nga qelia.

Veliaj ka paraqitur kërkesë për revokimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë, si dhe ka kërkuar informacion nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lidhur me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen ndaj tij, për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Kërkesa e tij pritet të shqyrtohet të mërkurën nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili më herët kishte firmosur masën “arrest në burg” ndaj Veliajt. Kryebashkiaku i Tiranës më herët apeloi masën e GJKKO në Apelin e Posaçëm, por shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi të rrëzojë kërkesën e tij duke lënë në fuqi vendimin e dhënë nga Erjon Bani në seancën e vlerësimit të masave të sigurisë që u mbajt në Gjykatën e Posaçme më 12 shkurt.

Vendimi i Apelit u zbardh pak ditë më parë, teksa pritet që mbrojtja ligjore e Erion Veliajt të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi ata kundërshtojnë masën shtrënguese por edhe hetimin e nisur nga SPAK, që sipas tyre bazohet mbi një kallëzim anonim.

Për të njëjtën çështje, biznesmeni Elman Abule qëndron në masën “arrest në shtëpi”, ndërsa bashkëshortja e Veliajt si dhe pesë biznesmenë të tjerë, mes tyre Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Sokol Kryeziu, janë kufizuar me masën “detyrim paraqitje”./   S,M

Të fundit

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Lajme të tjera

Web TV