Christiano Ronaldo më në fund i propozoi? Georgina publikon foton me unazë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mjaftuar një postim i  Georgina Rodriguez në rrjetet sociale për të ndezur zërat se ajo është fejuar me Cristiano Ronaldon.

Partnerja e futbollistit të njohur publikoi më 15 prill, një fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilën ajo tregon një unazë të madhe me një gur të çmuar, duke shtuar zerat se Ronaldo i ka propozuar për martesë.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo ka shkruar në arabisht: “Largoje të keqen prej nesh. Amen”.Rodriguez kishte treguar në reality show-n e saj “I Am Georgina” se miqtë e saj vazhdimisht e ngacmojnë për martesën e shumëpritur.

“Ata gjithmonë tallen për martesën. Kur është dasma? Që kur doli kënga e Jennifer Lopez “The Ring Or When”, ata më kanë kënduar gjatë gjithë kohës. Dhe kjo nuk varet nga unë”, tha ajo.

Pavarësisht se çifti nuk është i martuar, Ronaldo shpesh i referohet Rodriguez si gruaja e tij. Në dhjetor, në Globe Soccer Awards 2024 në Dubai, ai tha: “Është një gëzim i madh të fitosh këtë trofe. Djali im i madh është këtu, gruaja ime, Georgina Rodriguez, është këtu.”/E.S

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV