“Korridori Blu” merr jetë, Balluku:Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Objektivin “Shqipëria në BE në 2030”, mazhoranca aktuale synon që në rast të fitores së një mandati të ri, edhe përmes investimeve madhore në infrastrukturë.

Me këtë qëllim, zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës, Belinda Balluku po prezanton të gjitha projektet, kryesisht rrugore por edhe hekurudhore që do të ndërtohen, për të përafruar Shqipërinë me standardet e lëvizjes në BE.

Balluku u ndal në veçanti te autostrada e kategorisë A, Kashar-Lekaj, ku do të kemi një aks krejtësisht të ri, që do të bashkojë veriun me jugun e vendit, duke lehtësuar aksesin drejt bregdetit.

Kjo autostradë do të shmangë kryeqytetin, por njëkohësisht do të jetë e lidhur me të, përmes aksesit në autostradën ekzistuese Tiranë-Durrës.

“Nga Kashari në Lekaj kemi një gjurmë krejtësisht të re që lidhet me Tiranën, duke krijuar kështu një udhëtim prej 33 kilometrash siç është Korridori Blu me një shpejtë 130 km/orë. Duke i dhënë një akses të gjitha autostradave të veriut që të lidhen me ato të jugut pa kaluar në kryeqytet. Ky segment është tërësisht i ri. Ne kemi 2 tunele, 6 ura dhe 9 nënkalime. Një vepër infrastrukturore e kompletuar me të gjitha veprat e artit, nuk është e lehtë. Lekaj-Kashar do të dorëzohet në afat me të gjitha parametrat kryesore siç e parashikon kontrata”, tha Balluku.

Në vijim zv/kryeministrja deklaroi se deri në 2027 do të përfundojnë punimet për dy akse jetike për veriun e vendit, si Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren.

“Kemi dy korridore, Korridorin Blu dhe Korridorin VIII. Korridori Blu është një nga korridoret më të rëndësishme evropiane, një korridor i transportit të mallrave dhe të pasagjerëve. Murriqan-Balldren është një aks i cili e ka studimin e tij dhe ne na mbetet vetëm për të vendosur mënyrën e financimit të këtij projekti. Loti Thumanë-Milot është një projekt i përfunduar, është një kontratë e lidhur, jemi në fazën e mobilimit të kantierit për të nisur direkt punimet. Thumanë-Kashar është një segment i përfunduar. Nga 30 Qershori e deri më sot kanë kaluar 6.5 milionë automjete. Në harkun e 2 viteve do të dorëzojmë Thumanë-Milot dhe Milot Balldren”, zbuloi Balluku./   S,M

Të fundit

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Punonjësi i Ministrisë u përplas nga një makinë në vijat e bardha, reagon ministri Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e...

Po vodhe vota sot, herën tjetër je deputet

Nga Frrok Çupi Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin...?. E tmerrshme....

La Civita: Politikat e Berishës sigurojnë sukses”

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku...

Lajme të tjera

Web TV