Më shumë rrugë evropiane/ Kryeministri: Në mandatin e parë, shlyem borxhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri ka theksuar se në mandatin e parë të qeverisë së tij janë bërë përpjekje të mëdha për të shlyer borxhet dhe për të hapur mundësi për investime në infrastrukturë. Ai deklaroi se, gjatë këtij mandati, janë realizuar projekte të mëdha që do të çojnë në ndërtimin e më shumë rrugëve evropiane, të cilat do të lidhin Shqipërinë me rajonin dhe do të përmirësojnë ndjeshëm rrjetin e transportit.

“Dua t’i kthehem prezantimit për ta parë nga një kënd tjetër. Dua të them që e gjithë kjo infrastrukturë, që ne kemi projektuar dhe ndërtuar, dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë, është e standardeve evropiane, që nuk ekzistonte. Në pamje të parë, 12 vjet duken shumë për gjërat që njerëzit presin dhe që duhen bërë.

Norma mesatare ose minimale e ndërtimit të infrastrukturës në Evropë, në ndërtimin e infrastrukturës, është 7-9 vjet. Dihet botërisht që nga marrja e vendimit te përgatitja e të gjithë fazave, tek përfundimi i projektit, nëse gjithçka shkon më së miri, është 4 vjet. Pastaj realizimi konkret në praktikë, në total është 9 vjet.

Ne kemi pasur rrugët, por asnjë rrugë, as të projektuar me standardet e BE, dhe as të financuar, por të gjitha rrugët, kanë qenë inagurime dhe tendera, të pafinancuar. Kjo ka qenë arsyeja, që në mandatin e parë, nuk kishim mundësi, por të paguanim borxhet. Totalja e borxhit ndaj kompanive kur ne morëm detyrën, ka qenë 700 milionë. Ka qenë një gropë ku popullid he fati e ka shpëtuar këtë vend, në një hmnerë si ajo e piramidave, por me një tjetër arsye.

Ne investuam sa mundëm, në projektime, si fillim. Sot është rrgua Tiranë-Elbasan, ka kushtuyar 3 fishin e tenderit Ishte rrugë absurde, pa projekt, pa studim gjeologjik. U shtua kostoja e asaj maskarade. Në rrugën e Arbrit, ne morëm vendimin të shkojmë me PPP. Sikur ne ta kishim bërë m tender dhe fond të parashikuar, sot ne nuk do dilnim nga rruga e Arbrit, për shkak të tunelit të Murrizit”, theksoi ai./   S,M

Të fundit

“150 mijë shqiptarë votuan partitë e reja”/ Dash Shehi: Shoh ditë të vështira për PD-në!

Politikani Dashamir Shehi në një intervistë të dhënë në News 24 ndau opinionin e tij sesi e sheh të...

Mandati i pestë…

Nga ARTUR  AJAZI Ndoshta numri “5” në fletën e votimit, dhe simbolika e 5 gishtave, paralajmeroi qysh tani mandatin e pestë nga Edi Rama. Nuk...

Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.  Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin. Elton Congo një shqiptar që...

U diagnostikua me kancer agresiv, boksierja ndahet nga jeta vetëm 2 javë pas martesës

Boksierja angleze Georgia O’Connor ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare pas një beteje me kancerin. O’Connor u diagnostikua me një formë të rrallë dhe...

Chris Brown lirohet me kusht, gjashtë milionë euro garanci

Këngëtari amerikan, Chris Brown, është liruar me kusht nga një gjykatë në Londër, pas një akuze për një incident që ndodhi në vitin 2023,...

Lajme të tjera

Web TV