Endri Hoxha, ish-sportist dhe aktualisht zv/ministër i Arsimit dhe Sportit, është zgjedhur zëvendës president i Federatës Europiane të Taekwondo-s. Ky është një tjetër zhvillim shumë pozitiv pak ditë pasi Astrit Hasani u zgjodh president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, duke dëshmuar se tani shqiptarët kanë arritur në nivele të rëndësishme drejtuese të sportit në kontinent.
Në Asamblenë Zgjedhore të Federatës Evropiane të Taekowndo-s, të zhvilluar në Nyrenberg, në Gjermani, Hoxha u caktua Zv. President i Unionit Europian te Taekwondo. Shumë vite kontribut me pasion në sportin që ai i ka dedikuar jetën, u kurorëzua me këtë arritje.
Në këtë Asamble u zgjodh unanimisht Sakis Praglos si President të Unionit Europian të Taekwondo, një rikonfirmim që me drejtimin e tij dhe kontributin e të gjithë Zv. Presidentëve dhe Bordit Drejtues të sapo zgjedhur të ETU do punohet për të rritur nivelin e sportit të Taekëondo-së në mbarë Europën./e.t