Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e mungesës së mirëbesimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për situatën e divorceve në juglindje të vendit, avokatja Entela Dvorani ndalet në faktorët që ndikojnë në rritjen e kërkesave për zgjidhje martese. Ajo e konsideron abuzive mënyrën se si shumë burra kërkojnë divorc pas dekadash bashkëjetese, vetëm sepse “nuk e durojnë më” bashkëshorten, shpesh pasi fëmijët janë rritur dhe nuk ka më “arsye” për të qëndruar në martesë. Sipas saj, mungesa e mirëbesimit është faktori bazë që çon në ndarje, dhe kjo buron nga faktorë të shumtë shoqërorë, ku dominon ndikimi i medias.

Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e“Është abuzive ta mendojmë që në këtë 20 vjeçar të pretendohet që në divorc të vijë bashkëshorti që nuk duron bashkëshorten, pasi i ka fëmijët e rritur dhe kur hyn në zyrë e të kërkon divorcin, ti hutohesh, kërkon që ta rimbash këtë marrëdhënie, pra ne që duhet të ishim ata avokatët që e kërkojmë divorcin për shkak të punës, jemi duke u thënë që “Mbani familjen.”. Mungesa e mirëbesimit është faktori bazë por nga buron kjo? Nga të gjithë faktorët shoqërorë. E para është dominanca mediatike, ne jemi shumë të toksikuar nga media. Një arrogancë e madhe mediatike në bisedat që kryejnë ata që janë figurat më të njohura publike, në mënyrën e përdorimit të fjalës dhe nëse ti shikon një burrë që ka një fjalë të ashpër, ai është kudo i ashpër në familje. Nëse burri sjell X lekë, prej atyre lekëve bën dominancën në mënyrën e përdorimit të fjalës. Kjo e sjell në pamundësi marrëdhënien në çift dhe mungesa e durimit i çon çiftet në divorc faktik”,-tha Dvorani.

Një rast i veçantë që Dvorani sjell është ai i një burri 75-vjeçar që kërkoi divorc sepse bashkëshortja e “mbyste në gjumë”, një situatë që sipas saj u përkeqësua nga gjendja post-pandemike dhe izolimi.

Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e“Mosha më e madhe që ka kërkuar divorc është 75 vjeç. Ka pretenduar divorcin sepse bashkëshortja e tij e mbyste në gjumë dhe kjo ishte një gjendje që ndodhej post-pandemisë. Ajo kishte frikat e veta që kërkonte trajtim terapeutik por aktualisht ishte dhe koha e izolimit”,-tregon Dvorani.

Ajo thekson se procesi i divorcit është një formë dhune për të dy partnerët. Edhe kur nisma vjen nga njëri bashkëshort, shpesh pas saj fshihen frustrime të thella psikologjike. Dvorani nënvizon nevojën që para se të shkohet në gjykatë, çiftet të kalojnë në një fazë të trajtimit psikologjik për të kuptuar më mirë problemet që i kanë çuar në këtë pikë.

Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e“Procesi i divorcit është një dhunë për të dy bashkëshortët, ndoshta ai që e inicion divorcit duket sikur nuk ka dhunë, por dhuna psiqike nga ai person është e madhe. Ai është brenda frustracioneve të pashpjegueshme të cilat kur i kërkon divorc avokatit, avokati duke mos qenë ndoshta profesionist, nuk arrin të kualifikojë situatën e tij për divorcin. Priret nga fjalia “kërkoj divorcin” , ndërkohë që sot për martesa të tilla të tejkaluara në marrëdhënie jetëgjata, duhet të kërkohet një psikolog ku para se të hapet një kërkesë divorci, të kalohet njëherë tek procesi i trajtimit psikologjik”,-shprehet Dvorani.

Lexo edhe :  SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

Ndërmjetësimi, sipas saj, duhet të jetë një hap i detyrueshëm në procedurën e divorcit. Ky proces ndihmon që ndarja të formalizohet në mënyrë paqësore, megjithatë nuk mund të pritet që çiftet të ribashkohen. Ajo sugjeron që gjykatat të mos investojnë kohë në hetimin e marrëdhënies martesore, por të kërkojnë që çiftet të kalojnë më parë nga ndërmjetësimi dhe të paraqesin një vërtetim për këtë.

Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e“Ndërmjetësimi ofron një situatë zgjidhëse dhe do të thotë që çifti konkretizon divorcin. Të dy vijnë në aktualizimin e asaj ndarjeje faktike që do ta kryejnë si ndarje ligjore. Ndërsa, s’mund të themi që vjen në ndërmjetësim dhe çifti ribashkohet. Nuk ndodh kjo, por për të mbajtur martesën, ndoshta gjykata do të duhej ti kalonte njëherë në stadin e ndërmjetësimit ku thuhet të pajisen me një vërtetim nga ndërmjetësi që ju e keni kaluar këtë zgjidhje me marrëveshje në mënyrë që edhe rastet efektive të divorcit të ulin ritmin e tyre për tu marrë me çështje të tjera sepse marrëdhënia familjare që lidhet apo zgjidhet martesa, është një marrëdhënie midis çiftit. Nuk duhet ta investigojë gjykata në këtë rast”,-tha Dvorani.

Pasqyra e një martese që dështon/ Divorci si pasojë e

Sipas avokates, martesat e lidhura gabim do të zgjidhen një ditë, duke shtuar se shpesh ndërgjegjësimi për gabimin në zgjedhjen e partnerit vjen shumë vonë. Në statistikat që përmend, vihet re një numër më i madh burrash që kërkojnë divorcin, veçanërisht në zonën e Korçës dhe sidomos nga ata që jetojnë jashtë vendit, në emigracion.

“Ajo martesë që është lidhur gabim do zgjidhet një ditë. Problemi është kur ndërgjegjësohet çifti që ata kanë hyrë në një martesë të gabuar. Në lidhje me numrin, mund të themi që burrat prevalojnë kërkesën për divorc. Sa i përket numrit të popullatës, Korça ka një numër më të lartë të divorceve. Por, ata që jetojnë jashtë shtetit në emigracion, tani po kërkojnë më shumë divorce”,-tha Dvorani.

Në një shoqëri ku ritmi i jetës, presioni ekonomik dhe ndikimi mediatik po ndryshojnë ndjeshëm marrëdhëniet familjare, divorci po shndërrohet nga një përjashtim në një realitet gjithnjë e më të zakonshëm./   S.M

Të fundit

‘Këneta nxorri nga barku 6 mln dollarë’/ Rama: S’kam para të padeklaruara, s’na djeg fare

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi, tha se nuk ka para të padeklaruara. Ai ironizoi më tej PD pas...

Spanjë/ Furnizimi me energji elektrike rikthehet në 99%! Metrotë ende jashtë funksionit

Energjia elektrike është rikthyer në 99% në Spanjën kontinentale pas ndërprerjes së energjisë elektrike që goditi Gadishullin Iberik një ditë më parë. Deri në orën 6...

Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë e tij të lidhjeve direkte “Sy m’sy”, ku ka diskutuar dhe u përgjigjur komentuesve në...

Balla, thirrje shqiptarëve të Greqisë/ Tërhiqni sa më shpejt zarfin me fletën e votimit

Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr...

“Blackout” i energjisë, Spanja dhe Portugalia shpallin gjendjen e emergjencës

Qeveritë e Spanjës dhe Portugalisë kanë shpallur gjendje emergjence pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike , ndërsa operatorët e rrjetit po përpiqen të rikthejnë...

Lajme të tjera

Web TV