“Shqipëria do jetë Zvicra dhe Austria”/ Rama: Do kemi dy autostrada që na lidhin me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën ‘Shqipëria 2030’ tha se pas turizmit detar, vëmendjen do ta ketë edhe turizmi malor, ku sipas tij vendi ynë do të jetë një Austri dhe Zvicër e Ballkanit.

Rama tha po ashtu se Shqipëria do të ketë dy autostrada që do ta lidhin vendin tonë me rrjetin e autostradave të Bashkimit Evropian.

“Pasuria më e posaçme e shqiptarëve në aspektin e thesarit të natyrës, nuk është kjo, por është gjithë kjo që është këtej brenda, dhe mbi të gjitha janë zonat malore të Shqipërisë, qoftë në verilindje dhe juglindje. Shqipëria do mund të çlirojë konsumatorë të nivelit të lartë të turizmit.

Ajo që e bën unike Shqipërinë është që këto dy i ka shumë afër. Shqipëria është shumë e vogël, dy dete dhe ka 9 lumenj. Shqipëria është shumë e vogël dhe ka male afër detit.

Ndër ato rrugët e brendshme është rruga e Lurës që është drejt përfundimit. E gjithë kjo që deti po i sjell Shqipërisë është e rëndësishme në këtë fazë por në një fazë të dytë do të jetë themeli i asaj që Shqipëria do të ndërtojë në gjithë pjesën tjetër, ku do të jetë realisht, një Zvicër dhe Austri e Ballkanit. Kur them Zvicra dhe Austria e Ballkanit sa i përket turizmit të kuptohemi”, tha Rama./     S,M

Të fundit

Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Kursi i këmbimit është përfshirë nga luhatje të forta ditët e fundit, të shkaktuara nga situata e përgjithshme gjeopolitike...

Mark Samson e përdori për të kamufluar krimin, rrëfehet djali që Ilaria njohu në Tinder

Hetimet rreth vrasjes së Ilaria Sulës vazhdojnë, teksa ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur, me prokurorinë që...

Skandali, prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur

Hijet e skandalit të abuzimit me të mitur nga priftërinjtë janë rikthyer në Itali. Në Breshia, një prift 48-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht...

Shenjat e horoskopit që ndjejnë erën e tradhtisë nga një milje larg

Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi...

Rrëmbimi i Jan Prengës, dëshmon kopshtari i ‘Golden Resort’: Ishin 4 vetë, më kërkuan…

Festim Bexhdili, kopshtari i kompleksit Golden ku mendohet se ka ndërruar jetë dhe më pas është zhdukur Jani Prengës në janar të vitit 2020...

Lajme të tjera

Web TV