Sistemi i kamerave/ Rama: Nuk do të ketë më policë në rrugë, gjoba do ju vijë në Iphone

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama, në bilancin e qeverisë sa i takon infrastrukturës, tha se sistemi i kamerave inteligjente do të jetë një risi dhe policët nuk do të jenë më në rrugë. Rama tha se gjobat në rast shkeljesh do t’ju vijnë në Iphone dhe se do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në uljen e aksidenteve. Më tej, lidhur me hekurudhat Rama tha se kemi avancuar me veprat e tilla infrastrukturore.

“Po bëhet një punë për të trajnuar gjithë stafin, do të lidhet me projektin që kemi nënshkruar dhe është dizenjuar me Emiratet e Bashkuara. Do të ketë në fokus shkollat, akset kombëtare etj nën një sistem kamerash inteligjente. Sistemi i kamerave që do të jetë këtu do të shihet cdo rrugë në kohë reale dhe sistemi në mënyrë të menjëhershme do sinjalizoi për një rritje shpejtësie në një pikë të caktuar, sinjalizohet këtu.

Nuk do të ketë më policë në rrugë. Punonjësit e policisë do të jenë të organizuar në një mënyrë tjetër. Sistemi i kontrollit të shpejtësisë në kohë reale do të bëjë që gjobat të jenë të menjëhershme, gjobat do të vijnë në Iphone, në kohë reale edhe me një përshëndetje. Do të ketë një efekt të jashtëzakonshme në uljen e aksidenteve se do t’i shkojë shumë shtrenjtë adrenalina nëse do instistojë të bëjnë aksident. Sistemi do të ketë një kapacitet të panjohur më parë për identifikimin e personave problematikë, jo me precedentë por ata që kanë detyrime të pashlyera. Për hekurudhat do të them që kemi nisur punën për Tiranë- Durrës në 2014, të ndërtosh hekurudha sot dhe të jesh jashtë BE është një gjë heroike.

Ne aplikuam në 2014, morëm okej në 2015 dhe thamë do bëjmë hekurudha, e shtyu koha dhe faktikisht puna reale e financimit dhe projektimit ka nisur në 2020. Ndërkohë, për të gjitha hekurudhat e tjera jemi në proces të avancuar. Nëse doni këto vepra infrastrukturore të ndodhin më shpejt, duhet të kuptoni që do ndodhin vetëm nëse bëhemi pjesë e BE. Kur të behëmi anëtar të BE do të marrim më shumë se 1 miliardë cdo vit dhe 90 për qind do të jenë grant. “/   S,M

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV