Stuhia e rërës “pushton” Irakun, mbi 1,000 njerëz me probleme në frymëmarrje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 1,000 qytetarë irakianë kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të problemeve me frymëmarrjen, pasi një stuhi masive rëre goditi pjesët qendrore dhe jugore të Irakut, duke ulur ndjeshëm dukshmërinë dhe paralizuar jetën publike në disa provinca.

Zyrtarët shëndetësorë në provincën Muthanna raportuan të paktën 700 raste mbytjeje, ndërsa 250 raste të tjera u shënuan në Najaf dhe 322 pacientë, përfshirë fëmijë, u trajtuan në provincën Diwaniyah.  Ndërkohë, 530 persona të tjerë raportuan simptoma të ngjashme në provincat Dhi Qar dhe Basra.

Pamjet që qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë qytete të tëra të mbuluara nga një mjegull e dendur portokalli, ndërsa këmbësorë dhe forca policie shihen me maska për të shmangur thithjen e pluhurit të dëmshëm. Paramedikët janë vendosur nëpër rrugë për të ndihmuar rastet urgjente.

Dukshmëria në zonat e prekura ra në më pak se një kilometër, duke detyruar autoritetet të mbyllin përkohësisht aeroportet në Najaf dhe Basra. Mediat lokale raportuan gjithashtu për ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone.

 

 

Sipas shërbimeve lokale të motit, kushtet pritet të përmirësohen deri të martën në mëngjes, por autoritetet kanë paralajmëruar qytetarët të qëndrojnë brenda dhe të shmangin daljet e panevojshme.

Në vitin 2022, një stuhi e ngjashme shkaktoi një viktimë dhe më shumë se 5,000 persona kërkuan ndihmë mjekësore për probleme të frymëmarrjes./e.t

Të fundit

Mashtrimi me emrin e Postës Shqiptare: Kujdes, ju vjedhin të dhënat bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen...

Bregdeti i Vlorës i ndotur, Pushuesit: Shqetësimi ynë janë ujërat e zeza

Bregdeti i Vlorës edhe në këtë sezon veror po frekuentohet nga pushues të shumtë, vendas e të huaj. Por për ta shqetësues është se...

Izraeli do bllokojë mbërritjen Greta Thunberg me anije në Gaza

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë...

Fusha e blertë e Berat Gjimshitit dhe fusha e kuqe e Hashim Thaçit

Nga Fatbardh Rustemi Ndeshja me serbët dhe komentet që pasuan më sollën në mend filmin shqiptar “Fusha e blertë, fusha e kuqe” të regjisorit Gëzim...

FSHF falënderon Policinë e Shtetit pas ndeshjes Shqipëri–Serbi

Federata e Futbollit i ka dërguar një letër falënderimi Policisë së Shtetit me rastin e bashkëpunimit ndërinstitucional gjatë organizimit të ndeshjes Shqipëri–Serbi, e vlefshme...

Lajme të tjera

Web TV