VIDEO/ Hapat e votimit të diasporës për zgjedhjet e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tashmë ka nisur procesi i shpërndarjes së zarfeve me fletët e votimit për bashkatdhetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar në platformën elektronike PER.

Sipas videos udhëzuese, është operatori postar i kompanisë DHL që do të dorëzojë në adresën e deklaruar në PER, zarfin e dërguar nga KQZ. Dorëzimi i zarfit do të bëhet individualisht për çdo zgjedhës.

Brenda zarfit të ardhur nga KQZ, zgjedhësit do të gjejnë: zarfin e postës për kthimin e fletës, udhëzuesin, një listë me numrat e telefonit të DHL-së në shtete të ndryshme të botës.

Në zarfin B duhet të lexoni me kujdes udhëzuesin për procedurën e votimit, e dërguar nga KQZ. Më pas, nxirrni nga zarfi B, zarfin A dhe nxirrni prej andej me kujdes fletën e votimit.

Ju mund të votoni, pra të plotësoni fletën e votimit, në një nga mënyrat më poshtë: Vetëm për një parti ose koalicion ose vetëm për një kandidat.

Kujdes! Nuk mund të votohet për një parti apo koalicion dhe njëkohësisht për kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër.

Pasi keni plotësuar fletën e votimit në një nga mënyrat më sipër, ripaloseni atë, futeni në zarfin A dhe mbyllni zarfin. Zarfi A nuk duhet të përmbajë asgjë tjetër veç fletës së votimit dhe mos bëni asnjë shënim mbi të.

Futeni zarfin A brenda zarfit B, mbylleni zarfin B, ngjiteni. Mos bëni asnjë shënim mbi të. Futeni zarfin B brenda zarfit të verdhë të operatorit postar DHL dhe mbylleni zarfin. Pasi të keni përfunduar, telefononi shërbimin ekspres DHL sipas vendit ku jetoni.

Këshillohet dorëzimi i zarfit me fletën e votimit brenda tri ditëve nga marrja e dokumentacionit zgjedhor me qëllim, që ai të mbërrijë në Shqipëri jo më vonë se ora 19:00 e datës 11 maj 2025. Posta është e paguar nga KQZ./   S,M

Të fundit

Hamasi tregon pengjet, Izraeli bombardon Gazën, mbi 90 të vrarë në orët e fundit

Rripi i Gazës nuk gjen paqe as për festën e Pashkëve. Raportohet për bombardime të ndryshme nga ushtria e...

Google më në rrezik se kurrë për t’u shpërbërë

Pas gjysmë dekade duke luftuar për të mbajtur të bashkuar “perandorinë” e saj, Google është dobësuar. Kompania po përballet me një luftë me dy fronte...

Kërkon paqe në Gaza dhe Ukrainë, Papa Françesku bën daljen e parë publike që pas shërimit

Pas një mungese të gjatë, Papa Françesku u kthye në publik për të uruar festën e Pashkëve duke dhënë mesazhin e tij Urbi et...

Masakër në Ekuador/ Të paktën 12 të vrarë në një sulm gjatë një ndeshjeje gjelash (VIDEO)

Një tjetër akt brutal dhune ka tronditur Ekuadorin, ku persona të armatosur, të veshur me uniforma ushtarake dhe me fytyra të mbuluara, hapën zjarr...

Netanyahu: Fundi i luftës në Gaza, kur të plotësohen 3 kushte

Të paktën 92 palestinezë u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë u plagosën gjatë dy ditëve të fundit në Gaza ndërsa Izraeli intensifikon operacionet...

Lajme të tjera

Web TV