Drejtori i Ujësjellësit në Elbasan, Luan Tabaku, paraqitet në SPAK. Paraqitja në SPAK vjen pas kontrolleve në banesë nga agjentët e BKH pasi dyshohet për lidhje me bandën e Suel Çelës.
Burime bëjnë me dije se njerëz pranë Suel Çelës kanë përfituar tendera publikë nga shoqëria e Ujësjellësit Elbasan, e cila drejtohet nga Tabaku./e.t