Forcimi i lekut rrezikon investimet! FMN nxjerr raportin: Eurot për pronat dhe turizmi…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FMN është ndalur së fundmi me 2 raporte vlerësimi përsa i përket vendit tonë, kursit të këmbimit dhe ecurisë së sektorit bankar.

Një dobësim i euros por dhe forcimi i mëtejshëm i monedhës vendase sipas këtij Fondi mund të sjellë rreziqe të ndryshme përfshirë këtu edhe zhvendosjen apo largimin e investitorëve të huaj.

I goditur kryesisht nga bumi turistik por dhe prurjet e parave, zhvlerësimi i mëtejshëm i monedhës europiane është parë si shqetësim edhe nga institucionet ndërkombëtare vlerësuese. Në raportin për ndërhyrjet në Valutë FMN rendit sektorët më të rrezikuar dhe pasojat që mund të sjellë.

“Në rrethana të caktuara ku mbiçmimi i lekut ka të ngjarë të shoqërohet nga goditje jothemelore, duke përfshirë rrezikun e zhvendosjeve të investitorëve të huaj, ndërhyrjet në treg mund të shërbejë si një mjet plotësues efektiv në zbutjen e inflacionit”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në tregun valutor në një madhësi prej 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nominal të vitit 2023. Por pavarësisht kësaj rreziku i kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit mbetet i lartë sipas FMN, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Por FMN ndalet edhe në ecurinë e sektorit bankar, për të cilin identifikon edhe problematikat. Ekspozimi ndaj huamarrësve të medhenj, por dhe borxhit sovran mund të jenë një rrezik për sektorin sipas këtij Fondi.

Performanca makroekonomike, por dhe reformat gjithëpërfshirëse financiare kanë ndryshuar pozitivisht sektorin bankar në Shqipëri thuhet në raport. Por, edhe ky sektor duhet të tregohet i kujdesshëm sipas Fondit.

Bankat kanë shfaqur qëndrueshmëri ndaj goditjeve që vijnë nga kreditë e këqija por dhe normat e interesit sipas këtij raporti. Por fondi rekomandon që ky tregues të përmirësohet edhe më tej në vijim./E.S

Të fundit

Zyrtare/ Xabi Alonso emërohet trajner i ri i Real Madridit!

Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht emërimin e Xabi Alonso-s si trajnerin e ri të ekipit! Marrëveshja është konfirmuar dhe kontrata...

Lamtumirë Pirro Milkani!

Lamtumirë i MIRI, Regjisori ynë, mik i shtrenjt, Piro Milkani! Ndahet nga jeta regjisori i njohur Piro Milkani, një ikonë e kinematografisë shqiptare. Regjisori i...

Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit, Daku e Laçi e mbyllin sezonin me gol

Fundjavë shumë pozitive për legjionarët kuqezinj. Vëmendjen kryesore e mori lamtumira e Taulant Xhakës, i cili mbylli karrierën profesionale në ndeshjen e fundit të kampionatit zviceran,...

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit/ Veliaj: Puna e tij, pasuri kombëtare e patjetërsueshme

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të regjisorit Piro Milkani. Në një reagim në rrjete...

Helmimi i fëmijëve/ Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital, nisin hetimet

Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për ngjarjen e rëndë në qytetin e Gramshit, ku raportohet se në fillim të javës u intoksikuan rreth 70...

Lajme të tjera

Web TV