Ka nisur faza Play-In në NBA, Golden State dhe Orlando sigurojnë një vend në Play-Off

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e së martës nisi edhe faza “play in” në NBA, e cila do të përcaktojë dy skuadrat e fundit çerekfinaliste për të dy konferencat, për të nisur më pas me fazën e zakontë të “Play-Off”.

Në këtë fazë luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10 në përfundim të sezonit të rregullt. Skuadra e Golden State Warriors fitoi 121-116 ndaj Memphis Grizzlies, në përfundim të një takimi me shumë rivalitet. Jimmy Butler me 38 pikë e Stephen Curry me 37 pikë bënë diferencën në fushë për ekipi e Warriors, që avancon në çerekfinale. Ylli i Memphis Ja Morant realizoi vetëm 22 pikë, me skuadrën e Grizzlies që do të ketë edhe një shans të fundit, aty ku do të presë fituesin e çiftit Sacramento Kings-Dallas Mavericks.

 

Në Konferencën e Lindjes, një biletë për më tej siguron ekipi i Orlando Magic, që në fushën e tij mundi 120-95 Atlanta. Ndeshje pa shumë histori, ku për vendasit u dallua Cole Anthony me 26 pikë, që e nisi ndeshjen nga stoli. 28 pikët e Young mbetën thjeshtë për statistikë, me ekipin e Atlantës që do të përballet me fituesin e çiftit Chicago Bulls-Miami Heat./ D.C

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV