Kara paralajmëron: Fundi politik për Berishën po vjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Romeo Kara, ka deklaruar se këto zgjedhje do ta nxjerrin Berishën nga skena politike.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, ai u ndal edhe tek këshilltari i PD Chris LaCivita për të cilin tha se Berisha duhet që të thotë se ku i ka gjetur lekët për pagesat që i ka bërë atij.

‘Berisha ka pasur nevojë për moral dhe ata menduan që me ardhjen e LaCivita të blejnë pak moral amerikan. Berisha se di se si do ti justifikojë pagesat e tij. Pse nuk reagojnë organet tona dhe SPAK, me çfarë kontrate ka ardhur ai person. Ai sado që të mundohet i ka ikur koha, në këto zgjedhje do kemi daljen e Berishës nga skena politike njëherë e mirë. Berisha është non grata për korrupsion madhor, dhe unë nuk shoh zgjedhje se do të vijë LaCivita për të ndryshuar Shqipërinë’, tha ai.

Një koment e pati edhe për partitë e reja që garojnë në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha ato janë të pabesueshme.

‘Janë të pabesueshëm të gjithë, këta mund të hyjnë në negociata me atë parti që mund të marr shumicën pas zgjedhjeve. Nuk bëhet politika si call center, këta i kanë shërbyer Berishës, dhe pastaj ikin nga ai dhe tani thonë ai s’është i mirë, po ti me atë ishe deri dje.  Këta janë të gjithë bashkëautorë të gjendjes në të cilën ndodhet sot vendi’, tha ai.  /  S,M

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV