KQZ në vëzhgim, koordinator për të raportuar krimet zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rasteve të denoncuara për shit-blerje të votave dhe 25 ditë para se të shkojmë në zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror Zgjedhor po rrit vigjilencën për ditën e votimit. Sipas KQZ do të ketë një përfaqësues nga institucioni që do të monitorojë ambientet e jashtme të qendrave të votimit, deri në shtrirje 150 metra për të raportuar çdo rast të intimidimit, apo joshjes për tjetërsim vote.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtojë masat për të garantuar mbarëvajtjen e procesit, duke futur për herë të parë një risi, përfshirjen e koordinatorit të sigurisë. Ky rol i ri synon të shtojë vigjilencën në zonat përreth qendrave të votimit dhe të parandalojë çdo formë intimidimi apo ndikimi të paligjshëm ndaj votuesve. Sipas vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, koordinatori i sigurisë do të ketë kompetencë të vëzhgojë një perimetër deri në 150 metra nga godina ku zhvillohet procesi i votimit. Detyra e tij do të jetë të monitorojë vazhdimisht oborret, hyrjet dhe ambientet përreth qendrave të votimit, duke identifikuar dhe raportuar çdo parregullsi të mundshme në polici. “Koordinatorët do të raportojnë menjëherë çdo rast të individëve të paautorizuar, grumbullimeve të dyshimta, sjelljeve kërcënuese apo presioneve ndaj votuesve. Ata do të njoftojnë komisionet e qendrave të votimit, sekretarin e KZAZ-së dhe do të komunikojnë menjëherë me sallën operative të Policisë së Shtetit përmes numrit 119”, thuhet në njoftimin për shtyp të KQZ-së. Ky vendim kërkon gjithashtu nga Policia e Shtetit një rol më aktiv dhe ndërhyrës në rastet kur evidentohen shkelje. Çdo parregullsi do të dokumentohet në procesverbalin e koordinatorit të sigurisë dhe emrat e personave që shkelin rregullat do të bëhen publikë në faqen zyrtare të KQZ-së. Prania e personave të paautorizuar pranë qendrave të votimit ka qenë një prej shqetësimeve kryesore të ngritura në raportet e fundit të OSBE/ODIHR. Këto probleme janë konstatuar si gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ashtu edhe në zgjedhjet vendore të 2023, ku u raportuan raste presionesh, grumbullimesh të dyshimta dhe ndjekje të votuesve deri në hyrjet e qendrave të votimit, sidomos në disa bashki të mëdha. Përveç vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përfaqësuesve të partive politike dhe vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja, ky element i ri synon të forcojë integritetin e procesit dhe të rikthejë besimin te vota e lirë. Në vijim të përgatitjeve për zgjedhjet, KQZ ka paralajmëruar trajnime për koordinatorët e sigurisë, në bashkëpunim me strukturat e rendit dhe organizatat e shoqërisë civile, për të standardizuar mënyrën e raportimit dhe për të shmangur çdo ndërhyrje të panevojshme në procesin zgjedhor.

Lexo edhe :  Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Zyra e SPAK ngrihet në KQZ

Ndrshe nga zgjedhjet e tjera, vëmnedja e SPAK ndaj procesit zegjhor është ngritur në nivele të tjera. Përveç strukturës së tyre të posaçme që do të merren me krimet zgjedhore, Altin Dumani ka ngritur edhe një zyrë pranë Komisionit Qendror Zgjedhor për të qenë sa më afër procesit. Që prej 11 prilli, kur zyrtarisht nisi fushata zgjedhore, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ngritur një zyrë e përbashkët e KQZ, SPAK dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Prej të shtunës në këtë zyrë janë vendosur oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët punojnë bashkë me zyrën e KQZ për monitorimin e fushatës online apo në media. Në ditët në vijim do të ulen aty edhe Prokurorë të SPAK dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Salla operative ka ekrane televizivë dhe monitorë të ambienteve në mbarë vendin ku janë ngritur struktura për qëllime votimi. Zyra është produkt i marrëveshjes mes Celibashit, Dumanit dhe Çelës për luftën ndaj krimeve zgjedhore. Kjo zyrë do të shërbejë për të kryqëzuar informacionin që mund të vijë në KQZ nga stafi i saj në terren, me ankesat e partive apo kandidatëve, apo të dhënat që gjenden në rrjetet sociale apo mediat, të cilat i kalojnë menjëherë prokurorëve sipas kompetencës përkatëse më qëllim luftimin e paligjshmërisë në kohë reale.

 

Të fundit

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Lajme të tjera

Web TV