LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e PD, atij tani i duhej “presta nome” i ri.

Prej vitit 2013, kur Sali Berisha doli në opozitë me 1 milion vota kundër tij, nuk e ndali luftën për t’u rikthyer, por kurrë më në emër të vet. Humbja poshtëruese e 2013 e transformoi dhe e kompleksoi dhe prej atëherë ai nuk ka rreshtur së gjeturi dikë tjetër në emër të të cilit kandidon.

Prej vitit 2013 deri në vitin 2021, ai kandidonte në emër të Lulzim Bashës. Bënte gjithçka që duhej të bënte kryetari i PD, caktonte listat e deputetëve, merrte vendime, mbronte humbjet e njëpasnjëshme në emër të Lulzim Bashës, pasi i konsideronte humbje të tij, mbrojti dhe ngriti në qiell marrëveshjen Rama-Basha, mbrojti dhe ideoi largimin nga Parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale më 2019, mbrojti humbjen dinjitoze të vitit 2021, madje pas saj mbrojti dhe rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD në emër të tij.

E gjithë kjo ndodhte pasi Lulzim Basha ishte thjesht “presta nome” i tij në PD.

Më 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit e sanksionoi për korrupsion madhor, atë dhe familjarët e tij, për shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Lulzim Basha duhej të zgjidhte mes tij dhe vendimit të SHBA dhe zgjodhi të ishte me SHBA, duke hequr dorë të ishte “presta nome” i tij në krye të PD.

Pas kësaj, Berisha filloi betejën e tij për të zbuar Lulzim Bashën nga PD, duke e ndarë atë në disa copa dhe për të marrë vetë copën më të madhe.

Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e PD, atij tani i duhej “presta nome” i ri.

Lexo edhe :  Greqia nuk e nxjerr dot Berishën nga gropa

Një “presta nome” i ri nga radhët e besnikëve ishte e rrezikshme. Besnik ishte dhe Lulzim Basha, por në fund e la. Ai tani nuk beson më te besnikëria për shkak të dashurisë dhe nderit. Dhe ashtu siç ndodh rëndom me burrat e zhgënjyer nga dashuria, shkojnë tek seksi me lekë.

Këtë radhë “presta nome”-n e re e ka blerë me lekë. Është LaCivita. E ka shpallur kryetar të PD, e nxjerr në takime, mban fjalime, shpjegon programe, sikur po kandidon për kryeministër. Kjo është gjëja më e pazakontë në botë. Shqipëria ka futur në garë një qytetar privat amerikan që garon në emër të Sali Berishës.

Kur ne i themi je “non grata”, ai na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “je i korruptuar dhe nën ndjekje penale”, na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “ke vrarë”, na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “ke djalin hajdut, vajzën hajdute, gruan hajdute, të sanksionuar”, na tregon LaCivitën.

Kur ne i themi se ke djegur çdo shans të qeverisësh këtë vend, pasi ke vjedhur zgjedhje, ke burgosur kundërshtarë dhe ke masakruar mediat, na tregon LaCivitën. Është kryetari i ri i deleguar i PD si “presta nome” i Sali Berishës.

Ndryshe nga Lulzim Basha që ia caktoi këtë rol si besnik dhe mendonte se nuk do ta tradhtonte, këtë e ka blerë me lekë, duke besuar se kështu është më i sigurt, pasi blerja ka afat deri më 11 maj. Pastaj PD është e tij, jo e LaCivitës. Nuk ka kush t’ia marrë në opozitë./   S,M

Të fundit

Zgjedhjet, POLITICO: ‘Omerta’ e mediave në Shqipëri, pse askush nuk nxorri exit-polle?

Disa orë pasi qendrat e votimit u mbyllën në Shqipëri, mbetet e paqartë nëse Partia Socialiste në pushtet siguroi...

Mes etheve për rezultatet e zgjedhjeve, Rama telefonatë me Hashim Thaçin: Ishte prekëse!

Kryesocialisti Edi Rama, njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama ka ndarë një foto nga...

Arrestimi i babait të kandidates së PSD në Fier, SPAK del me njoftim zyrtar

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal ndaj dy personave për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Sipas asaj...

Berisha për procesin zgjedhor: Socialistët rrethuan qendrat e votimit me patronazhistë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot një konferencë për mediat, vetëm një ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Sali Berisha: PD do...

“Reuters”: Ndodhi ajo që pritej, PS kryeson në zgjedhje

Agjensia britanike e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë. Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson...

Lajme të tjera

Web TV