Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure pranë Ministrisë së Jashtme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një punonjës i kësaj ministrie.
Aksidenti ka ndodhur te vijat e këmbësorëve, ndërsa burimet bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, është shoqëruar nga policia e Tiranës ku po kryen veprime të mëtejshme./E.S