Mbolli kanabis në godinën e kompanisë ku punonte, i hedh edhe në gjyq!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ajo që nisi si një punë rutinë mirëmbajtjeje në ambientet e një kompanie bujqësore në rajonin e Murcias në Spanjë, përfundoi me zbulimin e një rasti të pazakontë: një plantacion marijuane i ngritur brenda një banese në pronësi të vetë kompanisë, i përdorur nga një prej punonjësve të saj.

Ngjarja daton në verën e vitit 2020, kur gjatë disa punimeve në zyrat e kompanisë, punëtorët vërejtën një kompresor ajri jashtëzakonisht të madh në një prej shtëpive ngjitur me godinën, e cila ishte në pronësi të kompanisë dhe e banuar nga një punonjës. Përveç pajisjes, nga shtëpia vinte një aromë e fortë kanabisi.

Pas hetimeve të brendshme, u zbuluan fatura energjie me konsum të lartë, dhe punonjësi, i përballur me provat, e pranoi se kishte kultivuar marijuanë në banesë. Kompania vendosi të mos e denoncojë, por i ofroi një marrëveshje: largim nga puna me status “pushim i padrejtë” dhe një dëmshpërblim prej 3.000 euro. Punonjësi e pranoi ofertën në atë kohë.

Megjithatë, më vonë ai e paditi kompaninë, duke pretenduar se ishte kërcënuar për të firmosur marrëveshjen, me frikën e një kallëzimi penal. Gjykata e shkallës së parë hodhi poshtë pretendimin, duke theksuar se ai kishte nënshkruar në mënyrë të lirë dhe pa presion.

Së fundmi, edhe Gjykata e Lartë e Murcias ka konfirmuar ligjshmërinë e pushimit nga puna. Sipas saj, paralajmërimi për pasoja ligjore nuk përbën kërcënim apo shtrëngim, por një informim i ligjshëm. Po ashtu, gjykata vlerësoi se nuk kishte asnjë shkelje të të drejtave të punonjësit. /e.t

Të fundit

Shtohen pickimet nga gjarpri, rastet kryesisht në zonat rurale

Këtë verë janë shtuar gjarpërinjtë dhe rrjedhimisht edhe pickimet prej tyre. Çdo javë në urgjencën e QSUT ka minimalisht tre...

Raporti, Evropa Perëndimore përjetoi qershorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Evropa Perëndimore pa qershorin e saj më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, ndërsa dy valë masive të nxehtësisë përfshinë kontinentin, deklaroi Shërbimi i Ndryshimeve...

“Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Në korrik të vitit 1995, Ademi ishte vetëm tetë vjeç. Sot, kujton kohën kur, bashkë me nënën dhe motrën më të vogël, u detyruan...

Digjet prej 6 ditësh mali i Dukatit në Vlorë, zjarri drejt Llogarasë

Prej gjashtë ditësh zjarri në Dukat të Vlorës vijon të jetë ende aktiv. Gjatë orëve të natës zjarri në zonën midis fshati Dukat dhe Parkut...

U shpëtoi jetën turistëve/ Gjendet trupi i pajetë i kapitenit Arben Anamali

Mëngjesin e sotëm është gjetur trupi i pajetë i kapitenit A.Anamali i cili u mbyr në liqenin e Shkodrës duke shpëtuar turistët që po...

Lajme të tjera

Web TV