Më e fortë se parashikimi, stuhia gjeomagnetike godet Tokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stuhia gjeomagnetike e parashikuar për sot më 16 Prill ka goditur fushën magnetike të Tokës një ditë më parë rreth orës 19:30 me orën tonë.

Sipas mediave ndërkombëtare, që i referohen Spaceweather.com, gjatë natës ka qenë me intensitet të ulët G1 dhe G2, ndërsa pritet të jetë më  e fortë se parashikimi dhe do të vazhdojë deri më 17 prill.

‘Në realitet, sipas Qendrës gjermane të Helmholtz për Gjeoshkencat (GFZ), klasa G3 tashmë është arritur.

Sipas vlerave të tyre, ka pasur dy kulme të dukshme në intensitet midis orës 19:00 dhe 19:30 dhe midis orës 22:00 dhe 23:00 të 15 prillit.

Për momentin është në një fazë pakësimi’, tha për ANSA-n Mauro Messerotti, profesor i Meteorologjisë Hapësinore në Universitetin e Triestes.

GFZ mat intensitetin e stuhive gjeomagnetike duke përdorur një sistem klasifikimi që është i ndryshëm nga ai i Qendrës së Parashikimit të Motit Hapësinor të agjencisë amerikane NOAA. Ai bazohet në të ashtuquajturin ‘indeksi K ‘, i cili mund të marrë vlera midis 0 dhe 9.

‘Në rastin e stuhisë që po ndodh aktualisht dy majat kryesore të zbuluara tejkaluan vlerën 6 në rastin e parë dhe madje 7 në të dytin’, thekoi profesori.

Stuhitë gjeomagnetike të këtij intensiteti mund të shkaktojnë probleme të vogla në linjat e energjisë elektrike dhe të ndryshojnë trajektoren e satelitëve në orbitën e ulët të Tokës.

Mund të ketë gjithashtu ndërhyrje me sistemet e navigimit satelitor GPS dhe ndërprerjet e valëve të radios, përveç që Dritat Veriore janë të dukshme edhe në gjerësi të ulëta./   S,M

Të fundit

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Xheneta tregon pse i ka shkruar Gjestit

Pas valës së komenteve dhe thashethemeve që shpërthyen në rrjet pas deklaratës se i kishte shkruar Gjestit, Xheneta ka vendosur të thyejë heshtjen dhe...

Prifti ra nga çatia e kishës në Korçë! DETAJET e fundit për ngjarjen e sotme

Prifti Kristaq Viso, i cili mesditën e sotme u rrëzua nga çatia e Kishës në Korçë është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Burimet...

Çfarë do ndodhë me Berishën? GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen “Partizani”, ku të akuzuar janë kryetari i PD, Sali Berisha dhe dhëndri i tij,...

Lajme të tjera

Web TV