Nuk do ta besoni kush është monedha më e fortë në botë! Dollari në pikiatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rubla ruse është shndërruar në monedhën më të fuqishme në botë këtë vit, duke u rritur me 38% ndaj dollarit amerikan, sipas të dhënave të Bloomberg. Kjo performancë befasuese vjen përkundër pasigurisë së shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin, dhe lidhet me rënien e besimit global ndaj dollarit për shkak të luftës tregtare të Donald Trump.

Performanca e rublës ka tejkaluar monedhat e tjera kryesore si korona suedeze (+13%) dhe franga zvicerane (+11%), si dhe asetet e sigurta si ari (+23%) dhe argjendi (+12%). Për më tepër, rubla është mbështetur nga normat shumë të larta të interesit në Rusi, aktualisht në nivelin 21%, si pjesë e përpjekjeve të bankës qendrore për të frenuar inflacionin dhe për të mbështetur ekonominë e luftës.

Shtesë e kësaj fuqie është edhe kontrolli i fortë që Kremlini ushtron mbi monedhën, duke kufizuar daljen e kapitalit nga vendi dhe duke detyruar firmat e huaja të mbajnë fondet e tyre në llogari të posaçme në Rusi.

Në kontrast, dollari amerikan është dobësuar në mënyrë të ndjeshme për shkak të tarifave masive të vendosura nga administrata Trump, të cilat kanë prekur importet nga pothuajse çdo vend. Kjo ka ngjallur shqetësim te gjigandët financiarë si JP Morgan dhe BlackRock, të cilët paralajmërojnë për recesion në SHBA.

Ndërkohë, euroja ka fituar mbi 9% ndaj dollarit dhe paundi britanik është rritur me gati 6%. Pavarësisht kësaj, Wall Street përpiqet të ulë panikun, me shefen e Citigroup, Jane Fraser, që thekson se dollari mbetet valuta rezervë globale.

Në Londër, tregjet kanë reaguar pozitivisht ndaj mundësisë së një marrëveshjeje tregtare të madhe SHBA–Britani, me FTSE 100 që shënoi rritje të fortë dhe paundi që kapërceu nivelin $1.3252./E.T

Të fundit

Harta e divorceve në 61 bashki! Shkalla më e lartë në jug, veriu mbetet më konservator

Traditat, niveli ekonomik dhe urbanizimi copëzojnë hartën e divorceve në bashkitë të vendit. Të dhënat nga Censit 2023 mbi gjendjen...

Këmbimi valutor, 23 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Gaza, ndihma humanitare është e kufizuar dhe e vonuar: 29 vdekje nga uria në dy ditë

Tepër vonë dhe tepër pak. Është e vërtetë që natën e së mërkurës, nëntëdhjetë kamionë të ngarkuar me ndihma të Kombeve të Bashkuara më...

Rritet mosha e daljes në pension në 70 vjeç, deri në vitin 2040

Parlamenti i Danimarkës miratoi të enjten një ligj që rrit moshën e daljes në pension në 70 vjeç deri në vitin 2040 nga mosha...

Maj 1915/ Lufta kundër Austro-Hungarisë, Italia i bashkohet Britanisë, Francës dhe Rusisë

Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918. Kjo lufte...

Lajme të tjera

Web TV