‘Pensioni minimal, 200 euro’/ Rama: Mos e hani karamelen e marrjes së rrogës në dorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryesocialisti Edi Rama, në një takim me fermerët në Cërrik, tha se problematikë mbeten pensionet e fshatit për shkak se nuk kanë dhënë kontribute. Ai tha se brenda 2030, pensioni minimal në vend do të jetë 200 euro.

Rama tha se këneta bëri një ‘krim’ me shpalljen e njerëzve në pension 40-vjeç, dhe vendimin për pensionin më të lartë 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa për të tjerët ishin qesharake.

“U bë një mbyllje masive e gjithë aseteve të Shqipërisë dhe u  nxorrën njerëzit në rrugë dhe që 40 vjeç u shpallën pensionistë dhe u shoqërua me një vendim që pensioni më i lartë është 200 mijë lekë të vjetra, ndërsa të tjerat ishin qesharake. Kjo krijoi masë të madhe njerëzisht që nga njëra anë u shpallën pensionistë, nga ana tjetër puna e tyre e bërë ku të mundeshin nuk figuronte në sigurime, niveli i punës në të zezë ishte katastrofik dhe përveç kësaj, kjo situatë u mbajt deri në 2014.

Kur ne e hoqëm tavanin, dhe thamë një gjë të thjeshtë, pensioni është ajo që ke kontribuuar në vite. Na ra goja duke iu thënë njerëzve që mos e hani karamelen që në sipërfaqe është e ëmbël, por në brendi është e hidhur të marrjes së pagave në dorë. Të duket sikur merr pak më shumë por në fakt po i bën gropën vetes kur të dalësh në pension. Ai që po ta bën këtë po të vjedh pensionin. Kjo ka sjellë të rritet në mënyrë të ndjeshme kontributi në sigurime shoqërore. Në Shqipërinë 2030, synojmë që minimumi, kjo do të varet nga rritja ekonomike dhe BE, pensionin minimal 200 euro për të gjithë që është ajo që thatë ju.”, shtoi Rama. /E.T

Të fundit

Miley Cyrus zbulon problemin shëndetësor që e mbajti sekret!

Miley Cyrus gjatë një interviste të mërkurën në “The Zane Lowe Show” foli për frikën shëndetësore me të cilën...

Shqipëria voton Francën për të udhëhequr Rrjetin Evropian të Inspektimeve të Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të RESIJ, Rrjeti Evropian i Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë, ku...

Droni i Policisë kap ‘mat’ 28-vjeçarin në Thumanë duke u kujdesur për serën me kanabis

Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur në Thumanë të Krujës, në kuadër të megaoperacionit kombëtar anticannabis të koduar “Koordinata”. Përmes një njoftimi,...

Si e kam njohur unë Artan Lamen

Ulsi Manja Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 – por...

E rëndë në Tiranë/ Italiani ndërron jetë pas ndërhyrjes në një klinikë dentare

Një 63-vjeçar Italian ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe shkaku dyshohet të ketë lidhje me një ndërhyrje kirurgjikale që ai kishte bërë më...

Lajme të tjera

Web TV