Po vodhe vota sot, herën tjetër je deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin…?. E tmerrshme. Ka ndodhur dhe po ndodh.

Veçse brenda këtij shansi duhet të kesh edhe një fat tjetër: Ditën që do të marrësh dënimin në gjyq, nuk duhet të dënohesh 5 vjet, as 3, por 4. Se po bëre tregti me votën, ke edhe një shans të keq, që të dënohesh vetëm 3 ose 5 vjet burgim. Në këtë rast e humb shansin që sapo të dalësh nga burgu të votohesh si deputet.

Duhet të dënohesh 4 vjet burgim- ky është basti.

-Nëse votuesit duan ta shesin, ta blejnë apo tregojnë votën, është çështje e tyre. Do të thotë se kanë llogaritur edhe pasojat penale. Nëse një fenomen i tillë ndodh, ai shoqërohet me sanksione penale të rënda, deri në 3, 4 apo 5 vite burg”, tha sot zoti Ilirian Celibashi gjatë fjalës së tij para gazetarëve.

Ku është ‘sekreti’ mes burgimit 3 vjet dhe burgimit 5 vjet? Duhet 4.

Në thelb nuk ka ndonjë ndryshim. Si 3 vjet, si 5 vjet, si 12 vjet e më shumë në burg, njësoj është. Domethënë është njësoj për nga vlera. Vlera, domethënë se ‘nga burgu dilet si hero’ dhe kjo nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Për shembull 3 vjet për një votë ose 12 vjet për korrupsion të qenësishëm dhe minim të demokracisë. Ky me 12 vjet burgim, sigurisht që del hero më i madh.

Një hero është menjëherë i gatshëm për t’u votuar si deputet, sidoqoftë.

Por cili është sekreti që afati 4 vjet në burg të jep më shumë shanse? Shumë thjesht: Nëse vjedh sot dhe burgosesh po sot, i bie që të dalësh nga burgu në vitin 2029, bash në vitin e ndoshta muajin kur mbahen zgjedhjet e tjera në radhë. Atëherë, ti vjen në fshat a në lagje, gjithë triumf, i freskët nga burgu, dmth., hero.

Ndryshe do të ishte në rastet 3 dhe 5 vjet. Me 3 vjet i bie që të të zbehet heroizmi një vit të tërë, që nga 3 deri 4 vjet kur bëhen zgjedhjet. Akoma më keq sikur të jetë 5 vjet, i bie të të zbehet fama edhe 3 vjet deri sa të vijnë zgjedhjet e dyta.

Lexo edhe :  Nuk mund të pritet 60% pjesëmarrje, kur vetëm 52% e zgjedhësve banojnë këtu…

Problemi, pse ky guxim i madh në shoqërinë tonë? Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin…?. E tmerrshme. Ka ndodhur dhe po ndodh.

Ja ku është fakti: Një ish- president Republike dhe ish kryeministër Republike, sot në burg, është edhe kandidat për deputet. Fjalosës në media, nga mëngjesi në mbrëmje, sjellin nëpër gojë merakun se ‘kur Ilir Meta të marrë mandatin …, a do të dalë nga burgu?’.

Edhe fakti tjetër: Kryetari i Partisë opozitare PD, ish president e ish kryeministër, ngul ‘këmbën e kalit’ dhe thotë se do të jetë deputet. Sot ka statusin ‘i pandehur’ në Gjykatë, non- grata në Amerikë e Angli. Nesër mund dhe me siguri do të jetë në burg. Por ama ‘deputet e hero’.

Kryetari i Republikanëve, filiz i Trampit në Amerikë, ndodhet në gjyq për vrasjen e 26 njerëzve në vitin 2008. Kush vritet…, kush vuan për të vrarët e kush votohet si deputet?

Jemi i vetmi vend në Botën e Civilizuar që heronjtë i kemi kriminelë. Jo kriminel për dikë tjetër, siç  ndodh prej herët se kush vret ‘shkja’ është hero për shqiptarët. Por kriminelë që kanë kryer e kryejnë krime ndaj kombit të tyre, ndaj fqinjëve të tyre, ndaj shtetit të tyre… Dhe në fund ‘heronj’ po të popullit të tyre.

Kjo nuk ndodh sot as në Afrikën e ‘zezë’. Ndodh me ne, popullin shqiptar, që ndodhemi vetëm një hap larg nga BE. BE është vetë i rrezikuar nga këta tipa shqiptarë. Këta autorë krimesh kanë edhe guximin që shtyhen për në Parlament edhe me qëllimin që të dëshmojnë para botës se Shqipëria ‘nuk e meriton, a  shikoni që ka kriminelë në Parlament’.

Dhe janë ata të pjesës ‘inerte’ që u shkojnë pas si ‘popull’, duke kryer krimin e ‘strehimit të krimit’.

Ja ku jemi. Tani këta që do të burgosen për vjedhjen e votës, mund të jenë deputetë në parlamentin e ardhshëm.

Sidomos ata që dënohen 4 vjet burg, se i bie që të jenë heronj të freskët.   /   S,M

Të fundit

Porosia e Partisë Demokratike për numëruesit: Të kontestohet çdo votë e ardhur nga Greqia

Të gjithë numëruesit dhe komisionerët e Partisë Demokratike, me porosi të Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie, janë porositur...

Rama: Shumë të rinj europianë që studiojnë në Tiranë duan të qëndrojnë në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ndërkombëtar për të Ardhmen e Evropës, deklaroi se ka shumë të rinj europianë që po studiojnë në vendin tonë...

E fundit/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Dean Huijsen

Dean Huijsen është lojtari më i ri i Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. https://twitter.com/realmadrid/status/1923680731789758959?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA “Real Madrid...

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz. Kjo...

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta...

Lajme të tjera

Web TV