Prokuroria Speciale përmbyll paraqitjen e provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka njoftuar përmbylljen e fazës së paraqitjes së provave në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare për media nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).

– Advertisement –

Gjyqi ndaj katër të akuzuarve ka nisur më 3 prill 2023 dhe sipas ZPS-së, gjatë kësaj faze janë thirrur 125 dëshmitarë, janë paraqitur rreth 3 000 prova materiale në disa gjuhë, si dhe janë dorëzuar 1 430 parashtresa lidhur me këtë çështje gjyqësore.

Sipas organit të akuzës, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi përballen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 personave, mbajtjen e qindra viktimave në paraburgim të paligjshëm dhe torturimin e tyre. Krimet e supozuara thuhet se janë kryer kundër civilëve dhe individëve jo-luftëtarë në periudhën nga marsi 1998 deri në shtator 1999, në disa zona të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Në këtë proces janë përfshirë si palë edhe më shumë se 150 viktima, të cilat përfaqësohen përmes avokatit.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, vlerësoi kontributin e dëshmitarëve dhe avokatëve të viktimave.

“Gatishmëria e dëshmitarëve për të dëshmuar ishte jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë duartrokas kurajën e tyre,” u shpreh prokurorja West.

Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan paraqitjen e provave dhe nënvizoi rëndësinë e respektimit të sundimit të ligjit dhe integritetit të procedurës gjyqësore.

“Ne duhet gjithmonë të përballemi me krime si vrasja dhe tortura. Për Kosovën është thelbësore që procesi gjyqësor të respektohet, në mënyrë që të gjendet e vërteta,” deklaroi më tej ajo.

Lexo edhe :  E rëndë në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

Pas përmbylljes së fazës së provave nga Prokuroria, pritet që mbrojtja të nisë paraqitjen e saj në vijim të procesit gjyqësor./E.T

Të fundit

Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës. Verstappen jashtë podiumit

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas...

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e ardhshëm, 4 deputetë të dalë...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Lajme të tjera

Web TV