Rama ndan pamjet nga rruga e re Shëngjin-Velipojë/ Një vlerë e shtuar turistike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, një projekt  infrastrukturor që pritet të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në këtë zonë turistike dhe të nxisë zhvillimin ekonomik të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se punimet kanë përfunduar ndërsa e cilëson këtë rrugë si një tjetër investim që kontribuon në promovimin e Shqipërisë Turistike dhe në zbulimin e bukurive natyrore që vendi ofron

“…dhe me videokartolinën e rrugës së bukur Shëngjin – Velipojë, ndërtimi i shumëpritur i të cilës mbaroi, duke krijuar një vlerë të shtuar për Lezhën e për Shkodrën Turistike, qysh prej kësaj vere, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.

Projekti është pjesë e programit të qeverisë për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe planit për rritjen potencialit turistik të Shqipërisë me një investim me vlerë 3.8 miliardë lekë dhe rruga është 15 km./e.t

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Lajme të tjera

Web TV