Shtyhet seanca për Erion Veliajn në GJKKO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është shtyrë për në datën 23 prill seanca në Gjykatën e Posaçme për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Mësohet se prokurori Ols Dado ka prezantuar veprimet hetimore të kryera, ndërsa avokatët e Veliajt kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, dyshohet se kanë krijuar një mekanizëm për të përfituar në mënyrë të pa ligjshme fonde publike./e.t

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik gjatë rinumërimit të një kutie të Diasporës. Ja arsyeja

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës ka sjellë tensione në ambientet e Parkut...

“Duhet të takohem me Putin”, Trump: Paqja është e mundur, e sjell vetëm unë

Pavarësisht se negociatat e shumë trumbetuara të paqes mes Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll dështuan të prodhonin ndonjë rezultat, presidenti amerikan Donald Trump beson...

Zgjedhjet/ Celibashi: Rezultojnë 109 fletë votimi ekstra, po bëjmë verifikimet!

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë...

SHBA, nënshtetësia bëhet “reality show”? Kush e fiton, merr pasaportën!

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara, po shqyrton sipas disa raporteve në mediat ndërkombëtarë, mundësinë e nisjes së një reality show, ku...

Vota e diasporës/ Gjekmarkaj: Dyshime se fletët janë plotësuar prej 2 ose 3 personave

Agron Gjekmarkaj është i pranishëm në Parkun Olimpik ku po vëzhgon procesin e numërimit të votave të diasporës të ardhura nga Greqia. Në një prononcim...

Lajme të tjera

Web TV