Të rinjtë e Partisë Mundësia prezantojnë programin elektoral në pedonalen e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë e Partisë Mundësia organizuan sot një aktivitet publik në pedonalen e Tiranës, me qëllim promovimin e vizionit të kësaj force politike në prag të zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Të shoqëruar nga muzikë moderne dhe një atmosferë dinamike, aktivistët shpërndanë postera informues me mesazhe të qarta për ndryshim: më pak taksa, një administratë më të vogël dhe më efikase, më shumë liri për individin dhe mbështetje të pakompromis për drejtësinë.

Sipas programit të Partisë Mundësia, theksi vihet tek krijimi i një shteti të vogël, që nuk pengon nismën private, por krijon kushte që çdo qytetar të mund të zhvillojë potencialin e tij me ndershmëri dhe liri. “Për një Shqipëri ku ia del me punë” është mesazhi që përshkon të gjithë materialin e shpërndarë gjatë aktivitetit./E.S

Të fundit

Aksident fatal në Sarandë/ Dalin fotot e dy motrave që humbën jetën

Del fotot e dy motrave që humbën jetën në aksident mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë – Delvinë. Si pasojë...

Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

1945: Vrasja e Xhon Bërç, viktima e parë e Luftës së Ftohtë

Në gusht të vitit 1945, bota sapo kishte hyrë në një fazë të re historike. Lufta e Dytë Botërore kishte marrë fund pas dorëzimit...

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa nga orët e...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV