Votat e para nga Diaspora, Topalli ndan mesazhet nga emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët shqiptarë, të cilët shprehin mbështetje për koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
Në një postim të fundit, Topalli thekson se këto mesazhe vijnë nga emigrantë të ndryshëm që kanë votuar për këtë koalicion, duke shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë së Edi Ramës.​

Një prej mesazheve të ndara nga Topalli është ai i një emigranti që ka marrë zarfin me fletën e votimit të dërguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka votuar për numrin 1, Aleancën për Shqipërinë Madhështore. Topalli thekson se këto mesazhe i vijnë çdo ditë në platformat sociale si WhatsApp, Instagram dhe Facebook, duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e diasporës.​

“Sapo votova nr1️⃣!

3 vota nga Gjermania – kundër regjimit!

Këto janë mesazhet që po me vijnë në WhatsApp, Instagram, Facebook…

Zëra të qartë, vendime të forta!

Faleminderit diasporë!

Ju jeni shpresa, ju jeni zëri i ndryshimit!

Ju jeni forca që po shkruan historinë e re të Shqipërisë!”, shkruan Topalli në Facebook.

Në mëngjes, Kryeministri Edi Rama publikoi gjithashtu në Facebook një foto të një familjeje emigrantësh në Gjermani, të cilët morën të parët zarfin me fletën e votimit.

“Sa prekëse e njëkohësisht frymëzuese kjo foto kaq simbolike e një familjeje shqiptarësh të Europës, për përpjekjen tonë të përbashkët për Shqipërinë 2030 ????????????️???????? Faleminderit me mirënjohje dhe jua shpërblefsha me pasaportën europiane të Shqipërisë e me një Shqipëri zonjë në Bashkimin Europian, e cila për çunin e vogël dhe bashkëmoshatarët e tij të mos jetë më kurrë një vend banorësh të dorës së dytë të Europës”, shkroi Rama./   S,M

Lexo edhe :  “Jam si Navalny”/ Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, seanca shtyhet në 8 gusht

Të fundit

PD po merr fund! Anëtarët e saj po punësohen në administratë

Ndërsa jemi në kulmin e sezonit të pushimeve dhe në prag të shtatorit, muajit kur pritet të konstituohet Parlamenti...

Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Këtë të enjte në Prishtinë zhvillohet protesta kundër Gjykatës Speciale dhe vendimeve të saj ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Si rrjedhojë disa emigrantë kanë zhvilluar...

Rusia konfirmon: SHBA na bëri një propozim të pranueshëm

Pasi Donald Trump tha se një takim me Putin dhe Zelenskin mund të zhvillohej së shpejti, edhe Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus dhe...

Qarku i Fierit, ndër të vetmit me rritje të numrit të krerëve të lopëve

Prodhimi vendas në Shqipëri kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve të shumta në media, shpeshherë pa argumente të qëndrueshme dhe larg realitetit...

Portieri më i mirë i vitit, publikohen nominimet e trofeut Yashin 2025

Gianluigi Donnarumma është favoriti kryesor për të fituar Trofeun Yashin 2025, çmimin që i jepet portierit më të mirë të sezonit nga France Football. Gardiani i...

Lajme të tjera

Web TV