A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të BE. Por edhe para kësaj, ajo vizitoi Donald Trump në Florida. Dhe tani kryeministrja italiane dhe lidere e partisë postfashiste Fratelli d’Italia e viziton përsëri presidentin e SHBA në Uashington. Një temë për të cilën ajo dëshiron të flasë me të është e njohur: tarifat për produktet e BE-së që Trump dëshiron të vendosë, por që tani i ka pezulluar për momentin. “Është e qartë se vendosja e tarifave të reja do të kishte pasoja të rënda për prodhuesit italianë. Dhe unë jam e bindur se ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë tregtare që nuk do të përfitonte as SHBA dhe as Evropa.” Kështu është shprehur më parë Meloni.

A mund të shmangë Meloni një luftë tregtare me BE-në?

Marrëdhënia e Melonit me Trump konsiderohet shumë e mirë, prandaj, mbështetësit e saj shohin atë si lideren e re të fortë në BE. Por plitikani i opozitës dhe ish-kryeministri Matteo Renzi i sheh gjërat ndryshe.

“Propaganda e qeverisë italiane në muajt e fundit ka qenë: Do ta shihni, do të vendosin tarifa për të gjithë, përveç Italisë”. Pikërisht për shkak të ‘marrëdhënies speciale’, për shkak të marrëdhënies speciale mes Melonit dhe Trump-it. Por e kemi parë që nuk është kështu. Ne evropianët jemi të gjithë në të njëjtën varkë”, thotë Renzi.

A mundet Meloni, që kuptohet kaq mirë me Trump, të parandalojë edhe një luftë tregtare midis BE-së dhe SHBA-së?

Piero Ignazi, një studiues politik në Universitetin e Bolonjës, dyshon për këtë. Ai thekson se vizita e Melonit në Trump, fillimisht nuk është gjë tjetër veçse një vizitë kortezie. Në fund të fundit, ajo nuk është negociatore zyrtare për të gjithë BE-në. Edhe pse Meloni është në koordinim të ngushtë me presidenten e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, siç raportohet edhe nga Brukseli.

Lexo edhe :  Izraeli me ofensivë të re në Rripin e Gazës, injoron thirrjet për zgjidhje paqësore

Ignazi beson se Meloni do të përfaqësojë kryesisht interesat italiane gjatë kësaj vizite dhe shpreson ndoshta të përdorë marrëdhëniet e saj të mira me Trump për të siguruar që Italia të marrë trajtim preferencial. Kjo mund të kthehet në problem, thekson eksperti.

Meloni mund të tundohet të veprojë e vetme në vend që të negociojë me partnerët evropianë. Kjo do të ishte shumë e vështirë për Italinë, sepse do të shkaktonte shumë reagime, jo vetëm nga BE-ja në tërësi, por edhe nga shtetet evropiane më vete”.

Në BE, Meloni paraqitet si një partnere e besueshme dhe një evropiane e bindur. Në fund të fundit, ajo ka nevojë për para nga BE, pasi borxhi kombëtar i Italisë është i madh. E kjo nuk e lehtëson veprimin e saj balancues midis Trump dhe BE-së.  Por pavarësisht se si do të përfundojë biseda mes Trump dhe Melonit, kryeministrja mund të rifillojë negociatat menjëherë pas vizitës. Zëvendëspresidenti i SHBA JD Vance vjen në Romë për një vizitë gjatë Pashkëve./DW

Të fundit

Dështoi në Elbasan duke humbur 2 mandate, Alizoti: Demokratët u trajtuan si kavje

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që...

Lista Serbe kërkon kompromis, Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Derisa Lista Serbe u bën thirrje vendeve të QUINT-it – Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca – të përfshihen në gjetjen...

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Më...

Izraeli dha ‘dritën jeshile’, banorët e Gazës presin mbërritjen e ndihmave

Ministria e Jashtme e Izraelit ka lajmëruar se kamionët me ushqim për fëmijë, miell dhe furnizime mjekësore do të lejohen të hyjnë në territorin...

Itali, kamioni përplaset me autobusin me nxënës, vdes një mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur sot, rreth orës 16:40, në tunelin e Lomazzo, në provincën e Komos, përgjatë Pedemontanës në kulmin e kryqëzimit Lazzate...

Lajme të tjera

Web TV