BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për azil, sidomos nga vendet e përfshira.

Qytetarët nga Kosova, Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia do të marrin përgjigje mbi kërkesat e tyre brenda tre muajsh dhe gjasat janë që ajo të jetë negative.

Markus Lammert, zyrtar i Komisionit Evropian, deklaroi se bëhet fjalë për një listë vendesh “dinamike”, që mund të zgjerohet ose të rishikohet, me vende të tjera që mund t’i shtohen apo hiqen në vartësi të situatës së sigurisë.

Që kur regjistruan fluksin e emigrantëve të parregullt në vitet 2015-2016, vendet e BE-së janë përpjekur të reformojnë rregulloren për azilkërkuesit.

Një pakt mbi emigracionin dhe azilin u arrit vitin e kaluar, por BE thotë se ai nuk mund të hyjë në fuqi para qershorit të vitit të ardhshëm, pasi kërkon të çojë përpara dy rregullat kyçe që kanë të bëjnë me përshpejtimin e procesit të shqyrtimit të kërkesave.

Liderët e Unionit i kërkuan vitin e kaluar Komisionit që të dilte me planet konkrete për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve, në një kohë kur shifrat sugjerojnë se nën 20 për qind e personave të urdhëruar për t’u larguar janë kthyer në vendin e origjinës.

Në bazë të planeve, vendet anëtare do të mund të gjurmojnë njerëzit që vijnë nga vendet e sigurta apo vende nga të cilat maksimumi një personi në 5 mund t’i ofrohet mbrojtje.

Vendet kandidate për t’u bashkuar me BE-në do të konsiderohen automatikisht të sigurta, përveç rasteve kur bëhet fjalë për ato si Ukraina, të përfshira nga luftërat./E.S

Të fundit

Hungaria ‘shënjestroi’OJQ, BE ‘kërcënon’ kryeministrin Orban: Tërhiqni projektligjin!

Komisioni Evropian i ka kërkuar Hungarisë të tërheqë menjëherë një projektligj të ri, të paraqitur nga partia e kryeministrit...

Karta e azilit s’funksionon, më shumë se 15 mijë shqiptarë u dëbuan nga BE në 2024

Ma avionë nga ajri, traget nga deti apo autobusë në rrugë tokësore...më shumë se 15 mijë qytetarë shqiptarë që qëndronin në mënyrë të parregullt...

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me një shtëpi regjistrua nga një...

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Lajme të tjera

Web TV