Bie teleferiku me turistë në Itali nga 1500 metra lartësi, 4 persona humbin jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona kanë humbur jetën pasi një kabinë teleferikut ra në tokë në afërsi të Napolit, në Italinë jugore.

Sipas shërbimeve të emergjencës, në kabinë ndodheshin 5 persona, njëri prej të cilëvë ka mbëtur i plagosur rënë dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ai po transportohet me helikopter drejt spitalit, sipas autoriteteve.
<d
Disa media italiane raportojnë se një nga kabllot që mbante kabinën ishte këputur ndërsa teleferiku po kalonte luginën.
Presidenti i rajonit, Vincenzo De Luca, tha se viktimat ishin turistë. Ai shtoi gjithashtu se kushtet e këqija të motit, përfshirë mjegullën, erën dhe shiun, po e vështirësonin ndjeshëm ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit në zonën ku kishte rënë kabina, në një lartësi prej 1500 metrash mbi nivelin e detit.

Më herët gjatë ditës së enjte, media italiane kishin raportuar se teleferiku ishte ndalur dhe disa persona ishin shpëtuar nga një tjetër kabinë që kishte mbetur pezull më poshtë në luginë.

Rreth orës 17:00 erdhi lajmi se komunikimet ishin ndërprerë dhe kabina besohej se kishte mbetur pezulluar në ajër. Në orën 18:05, Umberto De Gregorio, president dhe CEO i Eav, Holding publikoi lajmin për viktimat në mediat sociale.

Menjëherë pas konfirmimit të lajmit tragjik, Presidenti i rajonit të Kampanjias, Vincenzo De Luca , shkoi në vendngjarje. Pas aksidentit, stacioni Castellammare di Stabia u mbyll për shkak të ndërprerjes së linjës hekurudhore midis Pioppaino dhe Sorrento, duke qenë se kablloja kishte rënë mbi shina.

Policia Bashkiake e Stabias ka urdhëruar masa paraprake për mbylljen e rrugës panoramike në majën e ngjitjes drejt Pallatit Bourbon të Quisisana-s.

Teleferiku në fjalë u përurua në verën e vitit 1952. Në ditën e 15 gushtit 1960, kishte ndodhur i pari dhe i vetmi aksident fatal në historinë e saj. Kabina që po bënte seksionin zbritës, në lartësinë e shtyllës së parë, u shkëput nga kabllot e tërheqjes dhe përfundoi duke u përplasur në shinat hekurudhore poshtë saj, duke u marrë jetën 4 personave në atë kohë./E.S

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV