Deklarimi i pasurisë/ILDKPKI gjobiti 101 zyrtarë gjatë 2024, referohen raste edhe në SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 101 zyrtarë janë gjobitur gjatë vitit të shkuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, teksa arkëtimet nga ky zë në vitin e shkuar ishin 17.3 milionë lekë apo 173 mijë euro.

Në raportin vjetor të vitit të shkuar ky Inspektorat bën me dije se numri i deklaratave të interesave privatë të administruara prej tij vitin e shkuar është 4,329, ku, të ndara sipas llojeve të tyre ishin : Deklarata “Periodike Vjetore” (për vitin deklarues 2023) – 2973 ; Deklarata “Para Fillimit të Detyrës” (2024) – 605 ; Deklarata “Pas Largimit nga Funksioni” (2024) – 500; Deklarata Kandidatë (2024)– 251.

Raporti nënvizon se në disa raste konstatimet e bëra nga Inspektorati, janë referuar pranë organeve ligjore për t’i ndjekur si raste dhe konkretisht pranë SPAK.

“Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2024, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve/Hetimit Tatimor, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, si dhe Policisë së Shtetit, 594 subjekte, ku janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kryetarë bashkie, gjyqtarë, prokurorë, drejtorë të përgjithshëm, etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në raport.

Inspektorati nënvizon se gjatë vitit të shkuar lidhur me ushtrimin e kontrollit të plotë dhe hetimin administrativ për verifikimin e saktësisë dhe vërtetësisë së të dhënave të pasurive, të të ardhurave e detyrimeve të deklaruara nga zyrtarët dhe personat e lidhur me ta, si dhe konstatimin e rasteve të konfliktit të interesave, ka miratuar dhe ka kaluar në kontroll të plotë, në total 817 subjekte deklaruese, si për shkak funksioni, ashtu edhe bazuar në informacione të ardhura nga burime të ligjshme.

Lexo edhe :  KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Konkretisht, Inspektorati i Lartë, përgjatë periudhës raportuese, ka pasur objekt verifikimi deklaratat e interesave privatë për subjektet në funksionet si deputetë, kryetarë bashkie, këshilltarë ligjorë, anëtarë bordi, titullarë të institucioneve publike, prokurorë/gjyqtarë, si dhe nëpunësit civilë të nivelit të mesëm dhe të lartë drejtues të administratës publike./ Monitor/    S,M

Të fundit

Mjeku vë alarmin për rritjen e infektimeve me sifiliz në Shqipëri

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” , ishte i ftuar mjeku gjinekolog Shkëlqim Balili, i cili foli...

Ekspertja e gjuhës së trupit zbërthen shuplakën e së shoqes ndaj Macron: S’ishte aspak…

Brigitte Macron, nuk po luante kur e shtyu nga fytyra bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron, edhe pse ai po përpiqej të na bindte...

Marrëveshja me Italinë, sot pritet të mbërrijë në Shëngjin anija me 30 emigrantë

Një grup tjetër emigrantësh pritet të mbërrijnë këtë të mërkurë në Shqipëri. Anija Spica e Marinës Ushtarake italiane, me rreth 30 migrantë në bord,...

Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?

Një grup – i mbështetur nga Uashingtoni – që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsipër shpërndarjen e ndihmave në Gazë, tha se...

Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë ja akset që do të bllokohen

Sot do të zhvillohet etapa e tretë e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë që nis në Elbasan dhe përfundon në Vlorë. Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti,...

Lajme të tjera

Web TV