Fitorja e parashikuar/ Rama: 74 mandate, të sigurta!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës “Sy m’sy”, shprehu bindjen se PS do të marrë më shumë se 74 mandate se herën e kaluar, një rezultat që sipas të cilit, do të jetë me diferencën më të madhe me PD që nga ’97. Kreu i qeverisë tha se këtë rezultat do ta shkruajë në Kuç, si në zgjedhjet e kaluara.

“Ne do të marrim më shumë mandate, sesa do të marrim do ta them me shkrim në Kuç, ku vendi ku i lë unë shkrimet, por më duhet edhe pak kohë që të kuptojmë tamam se ku jemi, por afër jam tani, se ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës.

Që të mos harroj sondazhisti i Donald Trump pashë që është kontaktuar nga Top Channel, e ka sjellë Latifi? Kush e ka sjellë, s’ka rëndësi, por di që, duke qenë se kam qenë ndjekës i fushatës amerikane, ai është një super sondazhist sepse dilte edhe i binte ndesh sondazheve në përgjithësi që jepnin Kamalën përpara ose Trumpin mbrapa ngushtësisht dhe i doli fjala.

Deri tani s’kam parë ndonjë sondazh nga këto që dalin që kanë një vërtetësi, jo se s’janë të vërteta, por që duke qenë se ne ndjekim dhe anketojmë popullin çdo muaj prej 12 vitesh, i kemi shumë të dhëna për të parë luhatjet, kështu që mbi bazën e tyre do të ta them ekzakt se cili do të jetë numri minimal. Por që sot mund të them se minimali do të jetë mbi atë që kemi. Edhe nëse Latifi e ka sjellë sondazhistin, sado të përpiqet, nuk kanë shumë të pavendosur sot në Shqipëri dhe ishte ulur diferenca…diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë që nga ’97.”, u shpreh Rama./    S,M

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV