Gatimet, traditat, origjina e simboleve dhe gjithçka që duhet të dini për Pashkët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera, të cilat kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Dhjatës së Re, tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraike, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala “Pashkë” do të thotë kalim; për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në jetën e re të amshuar.
Ka shumë hamendësime për vitin e vdekjes së Jezusit.

Festimi fetar përbëhet nga Agjërimi, e Premtja e Zezë, dita e diel. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore  e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, të quajtura Kreshmë dhe fillon nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbaron të “Dielën e Palmave” (e fundmja para Pashkëve). Kjo përkujton 40 ditët e Jezusit të kaluara në shkretëtirë në lutje e agjërim, kur ai sprovohet nga Djalli. Gjatë kësaj kohe, besimtarët që agjërojnë heqin dorë nga çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore, duke pasur një menu më të thjeshtë dhe të lehtë.

Vezët e Pashkëve
Pashkët janë vërtet një festë fetare, por disa nga zakonet e saj i kanë rrënjët në traditat pagane, gjë që ndodh edhe me vezët e Pashkës. Veza, një simbol i lashtë i jetës së re, ka qenë e pranishme në festat pagane të festimit të pranverës. Parë nga këndvështrimi i krishterë, vezët e Pashkës përdoren për të simbolizuar ringjalljen e Jezusit.

Vezët e dekoruara për Pashkë janë një traditë që daton të paktën që nga shekulli i 13-ë, sipas disa burimeve. Meqenëse vezët ishin një ushqim i ndaluar gjatë periudhës së Kreshmës, njerëzit i pikturonin dhe i dekoronin ato për të shënuar fundin e periudhës së pendesës. Në ditën e Pashkës ato vinin me bollëk, duke u kthyer kështu në simbol të mirëfilltë të festës.
A e dini se…?

Veza më e madhe e bërë ndonjëherë ishte mbi 7.6 metra e lartë dhe peshonte mëse 3628 kg. Ajo ishte e ndërtuar me çokollatë dhe karamele gomoze dhe mbahej nga një kornizë e brendshme inoksi.

Embëlsirat e Pashkës
Karamele në formë fasulesh dhe vezë e lepurusha Pashke prej çokollate. Më e njohura në këtë grupim është veza prej çokollate, e cila daton në fillim të shekullit të 19-ë dhe e ka origjinën në Europë. Karamelet në formë fasuleje u prodhuan së pari në vitin 1930 dhe sipas të dhënave, çdo vit prodhohen mbi 16 miliardë të tilla.
Menuja e festës
Për të gjithë të krishterët nëpër botë, festa e Pashkës është festa e parë dhe më e madhe e pranverës. Në qendër të gjthçkaje është lindja e jetës së re. Vezë, perime të gjelbra, mish qengji dhe pranvera zë vend dukshëm në kuzhinë.
Përbërësit, të cilët ndalohen në periudhën e Kreshmës, si gjalpi, vezët, kremi etj., rishfaqen në një recetë të ndryshme, por që ka të njëjtin emër në gjithë botën dhe kjo është…
Buka e Pashkës
Tradicionalisht, buka e ëmbël e Pash¬kës e ka origjinën nga Bizanti dhe kisha ortodokse. Receta e bukës së ëmbël është hasur që në periudhën homerike dhe ajo njihej gjithashtu edhe në Romën e lashtë.

Lexo edhe :  Berisha ia hedh fajin partive të vogla/ Na morën të paktën 8 deputetë!

Lepuri i Pashkës
Bibla nuk përmend një krijesë të vogël që sjell vezë të dekoruara për fëmijët e sjellshëm të dielën e Pashkëve e megjithatë, lepuri i Pashkës është bërë një simbol i mirëfilltë i festës më të rëndësishme të krishtërimit.

Origjina e saktë e gjitarit mitik nuk dihet, por lepujt janë të njohur që në lashtësi si simbol i pjellorisë dhe jetës së re. Sipas disa burimeve, lepuri i Pashkës u çua në Amerikë në vitin 1700 nga emigrantët gjermanë që u vendosën në Pensilvani. Fëmijët e tyre bënin folenë, ku “Osterhase” do të vinte vezët e tij me ngjyrë. Si përfundim, kjo traditë u përhap në gjithë botën, ku përveç vezëve, lepuri sjell çokollata e lloj-lloj kara¬melesh e dhuratash, ndërsa shporta e dekoruar u zë vendin foleve./   S,M

Të fundit

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Lajme të tjera

Web TV