Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, komentoi fushatat elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Ajo i komentoi këto fushata nga pikëpamja e qytetares, duke thënë se mitingjet po bëhen për ‘like’ në rrjetet sociale, e jo për vota.
Ajo shtoi gjithashtu në “Top Story” se partitë duhet t’i paraqesin qytetarëve se çfarë kanë nevojë vërtet ata.
“Si një qytetare, mua më është dukur që këtë proces elektoral po përpiqen ta kthejnë si një spektakël. Është një moment i gëzueshëm. Të gjithë duhet të tregojnë se çfarë kanë për t’i dhënë qytetarëve, duke nisur që nga siguria, që nga drejtësia, për ata qytetarë të cilët kanë humbur të drejtën e punës, apo për pensionistë që kanë humbur vitet e punës.
Kredia e butë është në fuqi prej vitesh, edhe për çiftet e reja, dhe për mamatë beqare, dhe për të pastrehët. Çështja është që a funksionon kredia e butë. Të gjitha fushatat elektorale duhet të jenë shumë të prekshme. Unë jam në vitin e 26 të punësh dhe e kam shumë të vështirë t’ia dalë me faturat dhe kushtet ku jetoj. Kur them shumë të vështirë, me standardin tim, si është jeta e dikujt që punon në një subjekt privat?
Bëjnë fushatë elektorale në jug të vendit, i vendosin një këngë labe… Shkojnë në Shqipërinë e mesme dhje i vendosin ‘Fustanin me toka’… Mua më duket sikur të gjithë po garojnë për të marrë like dhe jo vota”, u shpreh gazetarja./ SM