Greqia shpall zyrtarisht kufijtë e rinj detarë, miraton planin për Zonat Ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë të vijës së mesme, sipas ligjit grek 4001/2011.

Harta, tashmë e publikuar në gazetën zyrtare dhe e dorëzuar në institucionet evropiane, paraqet përpjekjen më të qartë të Greqisë për të kundërshtuar pretendimet detare të Turqisë, të bazuara në memorandumin e diskutueshëm me Libinë. Ky memorandum, i dërguar nga Ankaraja në OKB, ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

Xartis Mak 2

Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote.  Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese – 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare  me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.

 

 

Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar./E.T

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV