Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të mbahet më 23 prill 2025.

Vendimi vjen si reagim ndaj refuzimit të KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë zyrtare të paraqitur nga FSHF më 28 mars, lidhur me zbatimin e një vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit për Sportin (CAS).

Sipas FSHF, KOKSH ka shkelur të drejtat e saj si anëtare, duke injoruar jo vetëm kërkesën për diskutim, por edhe vendimin ligjërisht të detyrueshëm të CAS, që shpall të pavlefshëm proceset e mëparshme zgjedhore të Komitetit Olimpik.

“Pjesëmarrja në një asamble ku anëtarët nuk lejohen të shprehen nuk ka kuptim”, thuhet në deklaratë. FSHF e konsideron sjelljen e drejtuesve të KOKSH si autoritariste dhe në kundërshtim me frymën olimpike, ndërsa shton se do të vazhdojë betejën për rikthimin e ligjshmërisë dhe të drejtave demokratike brenda organizatës./E.S

Të fundit

Turi i 82-të çiklistik/ Policia publikon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

Turi i 82 çiklistik i Shqipërisë starton ditën e nesërme, i ndarë në 5 etapa. Në kuadër të këtij turi,...

Emigracioni i paligjshëm drejt Britanisë, me jahte luksoze

Raportet për udhëtime të rrezikshme, të cilat shpesh rezultojnë fatale për migrantët e parregullt , janë gjithashtu të shpeshta në Britaninë e Madhe. Sipas të dhënave zyrtare,...

‘Një krizë ekzistenciale’/ A do të mbijetojnë universitetet nga ChatGPT?

Ishte shtatori i vitit 2023 kur avokati Rhys Palmer mori telefonatën e parë nga një student i universitetit, i alarmuar, i akuzuar se kishte...

Revolucioni imagjinar i një njeriu të braktisur nga familja!

Ka një moment kur fjalët nuk thuhen për të fituar ndonjë debat politik, por për të ndalur një rënie të dhimbshme njerëzore dhe publike...

I ra në kokë bojleri teksa po e çmontonte, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë!

Një aksident në punë, i ka marrë jetën një 52-vjeçari në Tiranë, të cilit i ka rënë në kokë bojleri që ishte duke çmontuar,...

Lajme të tjera

Web TV