LaCivita futet në “aksion”, krahason Berishën me Trumpin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i fushatës së PD, amerikani Chris LaCivita, thotë se Edi Rama po vepron me kundërshtarin si Joe Biden me Donald Trumpit, përmes drejtësisë dhe përpjekjes për burgosje politike.

 

Drejtuesi politik i fushatës së Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka hyrë fuqishëm në debatin politik shqiptar, duke bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes përplasjes mes Joe Biden dhe Donald Trump në SHBA me atë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës, Sali Berisha. Në daljen e radhës  publike, LaCivita e akuzoi kryeministrin shqiptar se po përdor të njëjtat metoda si administrata Biden për të eliminuar politikisht kundërshtarin e tij.“Shumë nga gjërat që administrata Biden ka tentuar të bëjë gjatë katër viteve të fundit për të futur Donald Trump në burg, përfshirë edhe bastisjen e shtëpisë së tij, janë gjëra që nuk kishin ndodhur më parë. Dhe ngjashmëritë mes asaj që po përpiqen t’u bëjnë konservatorëve këtu, dhe asaj që ata bënë në Shtetet e Bashkuara, janë jashtëzakonisht të ngjashme,” deklaroi LaCivita. Duke bërë një distancim formal nga pozicioni i qeverisë amerikane, ai tha se nuk flet në emër të saj, por nënvizoi se ka një “kuptim të qartë” për situatën politike dhe korrupsionin në Shqipëri, falë kontakteve të tij të afërta me qarqet politike në Uashington. Sipas LaCivitës, administratat që nuk arrijnë të mbrojnë bilancin e tyre ekonomik apo qeverisës, tentojnë t’i shpëtojnë llogaridhënies përmes eliminimit të kundërshtarit politik, qoftë në SHBA, qoftë në Shqipëri. Kjo, sipas tij, nuk është më thjesht një dinamikë elektorale, por një përpjekje për të zhdukur opozitën reale përmes drejtësisë së kontrolluar.  Deklaratat se tij vijnë në një kohë kur Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe me një ndalim për të dalë nga banesa pa leje gjykate, në kuadër të një hetimi të SPAK. Vetë Partia Demokratike e cilëson këtë një proces politik. Në fund të fjalës së tij, LaCivita vlerësoi edhe qytetarët dhe aktivistët opozitarë në Shqipëri, duke i konsideruar si të aftë dhe me të ardhme premtuese. “Jam jashtëzakonisht i impresionuar nga ju të gjithë. Mendoj se keni shumë për të ofruar dhe e ardhmja duket shumë premtuese. Dhe anglishtja juaj është thjesht e mrekullueshme,” përfundoi ai.

Lexo edhe :  Veliaj nuk ka asnjë shans, zbulohet gruaja që po e fundos me dëshmitë e saj në SPAK

 

LaCivitas në PD

Chris LaCivita ndodhet në Tiranë prej disa ditësh si pjesë e një angazhimi të drejtpërdrejtë në organizimin dhe drejtimin e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai është caktuar si strategu politik i opozitës dhe ka nisur punën me ekipin drejtues të PD, duke marrë pjesë në takime të mbyllura dhe të hapura në qarqe. Vizita e LaCivitës në Shqipëri shënon një fazë të re të fushatës opozitare, ku PD kërkon të përfitojë nga përvoja shumëvjeçare e tij në garat elektorale në SHBA, veçanërisht në mbështetjen e fushatave të Donald Trump. Që prej mbërritjes në Tiranë, ai është bërë aktiv edhe në mesazhe publike, si në deklaratën e fundit ku krahasoi përballjen Rama–Berisha me atë Biden–Trump, duke sjellë në debatin politik shqiptar një qasje të re, më agresive dhe ndërkombëtarisht të pozicionuar.

Të fundit

Performanca e fundit e Ozzy Osbourne, brishtësia ishte fuqia e tij e vërtetë

nga Lauren Martin Zëri i tij ishte ai që ngriti nga toka një zhanër të tërë si heavy metal, por...

Avokati: Ja çfarë duhet të kemi kujdes kur dhurojmë një pronë

Mëngjesin e sotëm në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me kalimin e pronësisë dhe rregullat...

E akuzuar për kultivim droge në Spanjë, arrestohet një grua në Kavajë

Një 54-vjeçare shqiptare ka rënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasi akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike. Përmes një njoftimi, Policia...

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e fundit me shumë pasion, u...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Lajme të tjera

Web TV