Miratohet vendimi për pagesën e orëve shtesë në polici, lehtësira për efektivet shtatzëna

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka miratuar vendimin për punonjësit e Policisë së Shtetit që nuk e kryejnë dot lejen vjetore të tyre për shkak të detyrave, u paguhet sipas gradës dhe rolit, bazuar në dispozitat ligjore.

Sipas vendimit, efektivët nuk duhet të punojnë më shumë se 8 orë në ditë pa ndërprerje dhe duhet të kenë patjetër një ditë pushimi në javë.

Në të kundërt orët shtesë u paguhen sipas një kalendari kohor dhe të klasifikuar sipas periudhës kohore, nëse është ditë apo natë.

Gjithashtu janë klasifikuar dispozita lehtësuese edhe për gratë shtatzëna në Policinë e Shtetit, teksa do u njihet e drejta elejes pa të drejtë pagesë punonjësve të Policisë për probleme personale, shëndetësore apo faktorë të tjera,por kjo e dejtë vetëm një herë në vit.

Këto janë kriteret e reja të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave (17 prill), mbi “Përcaktimin e rregullave dhe procedurave të kohës së punës, pushimit, trajtimit financiar, kur nuk i kryen lejet dhe disa kushte të veçanta për gratë shtatzëna në Polici”.

VKM vjen pas propozimit të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit./E.S

Të fundit

35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një...

BE ka frikë nga Trump: Duam marrëveshje

Disa vende të Bashkimit Europian kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Donald Trump...

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike rrezikon të humbasë rëndësinë nëse...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Lajme të tjera

Web TV